FOTOT: Detaje për shqiptarin e vrarë në Athinë që doli para plumbave për të shpëtuar djemtë. Si nisi sherri

12 Janar 2021, 13:26Kronika TEMA

Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe në sheshin “Agios Sostis”.  Ai është 54-vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Këto emra i janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare  të cilës i është kërkuar edhe informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka pasur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare.

Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22-vjeçare, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.

Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar.

Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ky i fundit është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

1 komente në “FOTOT: Detaje për shqiptarin e vrarë në Athinë që doli para plumbave për të shpëtuar djemtë. Si nisi sherri”

  1. Karakteristike e shqiptarit qe per femijet jepe jeten .
    Pushofte ne Paqe .
    Djemt duhet ti largohen aferave e konflikteve ne rrespekt te babait
    qe dha jeten per ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje