Makina me naftë apo me benzinë? Ja çfarë po zgjedhin më shumë shqiptarët

12 Janar 2021, 10:55Sociale TEMA

Shqiptarët vijojnë të preferojnë makinat me naftë kundrejt atyre me benzinë.

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se në regjistrimet e reja të mjeteve (të importuara dhe të shitura nga koncesionarët në vend), pjesa më e madhe e tyre përdorin si lëndë djegëse naftën.

Nga 46 mijë e 613 mjete motorike që janë regjistruar për herë të parë në periudhën janar-nëntor 2020, rezulton se 33 mijë e 366 prej tyre janë me naftë, 8 mijë e 18 me benzine, 4 mijë e 109 me benzinë/gaz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje