Tërmet i fuqishëm shkund Jugun e Shqipërisë

12 Janar 2021, 09:14Sociale TEMA

Një tërmet me magnitudë ka tronditur mëngjesin e sotëm Jugun e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bëhet me dije se mangnituda ka qenë 4.2 e shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjesë 5 kilometër në afërsi të Borshit, në kufi me Himarën. Thellësia ka qenë 18 kilometër dhe lëkundjet janë ndjerë dhe në zonat përreth.

Po ashtu mësohet se më herët ka pasur dhe një lëkundje tjetër e cila ka qenë me mangitudë 2.2. të shkallës Hihter, ku epiqendër ka qenë kalaja e Himarës.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se nuk ka dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje