Situata e reshjeve, kreu i KESH: Situata nën kontrroll, shkarkimet nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës

11 Janar 2021, 14:18Sociale TEMA

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës si dhe HEC Fierzë.

Nisur nga kjo situatë Administratori i KESH z. Benet Beci ka thirrur ditën e sotme në një takim Sekretariatin Teknik të Komisionit te Posaçëm të Trajtimit të Plotave, për trajtimin e prurjeve natyrore në kaskadë, në përputhje me Rregulloren e shkarkimit të Plotave.

Sekretariati Teknik dhe Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave u njoh me situatën aktuale e dhe pritet që në ditët në vijim të marrin një vendim.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 3600 m3/s, ndërkohë që shkarkimet nga porta e Hec Vau i Dejës janë 700 m3/s dhe në HEC Koman  400 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë aktualisht:

Fierza 286.09 mmnd,

Koman 173.30 mmnd,

Vau i Dejës 75.54 mmnd

Ndërkohë , KESH njofton se të vijojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të menaxhuar situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e ndikimit  negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

1 komente në “Situata e reshjeve, kreu i KESH: Situata nën kontrroll, shkarkimet nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës”

  1. shkodrani says:

    Bravo KESH,u stopua prodhimi ne Fierze,me qellim qe te mos shtoheshin prurjet ne Koman…meqe Liq.Fierzes ka edhe 10-15 m kapacitet grumbullimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje