Ashtu sic e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, sot nis vaksinimi kundër Covid.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.
Të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.
Postimi i kryeministrit Rama
MIRËMËNGJES ?
dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh? duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë.