Presidenca ndryshon "kurs", tani flet për cilësinë e vaksinës. Panariti: Njerëzit duhen informuar! Kush është për të pasurit

11 Janar 2021, 11:21Sociale TEMA

Edmond Panariti, shefi i kabinetit në Presidencë thotë se vaksinat kundër Covid është një ndër mjetet me të efektshme për nxitjen dhe drejtimin e reagimit imunitar kundër agjentëve infektivë.

Në një status në Facebook, Panariti thotë se njerëzit po çorientohet nga produktet e markës së vaksinave të miratuara për përdorim dhe që janë bërë objekt i konkurrimit dhe i garave ndërkombëtare.

Sipas Panaritit, vaksinat si Pfizer, Moderna, Oxford Astra Zeneca, Sputnik, Sinovac synojnë të bëjnë të njëjtën punë pra të luftojnë covid 19 , por nuk janë e njëjta gjë!

Deri me tani Presidenca kishte akuzuar qeverine se perse nuk po e sillte vaksinen Pfizer. Por teksa ka ndryshuar “kurs”, keshilltari i Presidentit, Panariti flet per cilesine dhe mbi te gjitha interesohet se cila eshte per te pasurit!

Po interesohet per shefin e tij Ilir Meta, i cili me sa duket eshte perzgjedhes persa i perket llojit te vaksines?!

Statusi i Edmond Panaritit

Amerikanen, anglezen apo kinezen për betejën anti covid ? Apo kush vjen e para!

Se pari është fuqia dhe cilësia e reagimit tonë imunitar ajo që mposht ose jo virusin!

Kjo duhet kuptuar nga të gjithë.

Vaksina është një ndër mjetet me të efektshme për nxitjen dhe drejtimin e reagimit imunitar kundër agjentëve infektivë .

Sepse , ajo mëson, orienton dhe e stërvit këtë imunitet për ti bërë ballë covid 19 dhe jo vetëm .

Por njerëzia po çorientohet nga produktet e markës së vaksinave të miratuara për përdorim dhe që janë bërë objekt i konkurrimit dhe i garave ndërkombëtare.

 Njerëzit, po dëgjojnë emërtime vaksinash si Pfizer, Moderna, Oxford Astra Zeneca, Sputnik, Sinovac etj.

Pyetja që shtrojnë njerëzit e thjeshtë është :

A janë e njëjta gjë?

Përgjigja më e ndershme është :

Synojnë të bëjnë të njëjtën punë pra të luftojnë covid 19 , por nuk janë e njëjta gjë!

Dallimi kryesor është ai teknologjik.

Vaksinat amerikano gjermane, Pfizer Biontech dhe Moderna, janë shkencë e vitit 2021..

Ato nuk injektojnë te njerëzit, viruse, proteina virale të inaktivuara apo të modifikuara për të formuar imunitet. Siç është bërë dhe bëhet deri tani.

Ato injektojnë te njerëzit, segmente informacioni, (m-ARN) sipas deshifrimit të bërë të genomës së virusit për të krijuar imunitet anticovid.

Dhe kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, deri 95 përqind imunitet.

Këto janë vaksina për të pasurit, kushtojnë më shumë dhe kërkojnë zinxhir ftohës të jashtëzakonshëm.

Vaksinat e tjera janë teknologji e njohur dhe e provuar!

Këtu futet edhe vaksina Astra Zeneca, e cila përdor dhe injekton virusin e rrufës së zakonshme të shimpanzes të modifikuar gjenetikisht për të mbartur antigene anti covid.

Japin 70 përqind imunitet, por kushtojnë më lirë dhe nuk kërkojnë ftohje të jashtëzakonshme.

Të dy vaksinat si Pfizer dhe Oxford Astra Zeneca, janë të çertifikuara… Pra mund të përdoren.. Por edhe njerëzit duhen informuar për teknologjinë e prodhimit dhe jo vetëm shkencëtarët.

6 komente në “Presidenca ndryshon “kurs”, tani flet për cilësinë e vaksinës. Panariti: Njerëzit duhen informuar! Kush është për të pasurit”

  1. likefloriri says:

    Per panaritin dhe shefin e tij do te bente mire nje vaksine KCN, vetem kjo do te zgjidhtye pune nje here mire me keto plehra.

  2. Shaqo says:

    Po ik o trangull, shko ne origjine, Nallban, profesioni yt i pare. Nuk ben as per bagetite e jo me per njerzit.

  3. Gradishta says:

    Z.panariti ,kuptohet merakun e ke për mender presidentin se mos ja dredhin dhe i bëjnë Astra zeneken mos u shqetso se ai ka imunitet pasi ka marrë vaksinen Alla salius që e ndalon mortjen të haje m…. fli i qetë o shoku Zylo.

  4. rexha 10 says:

    VAKSINA PER E PASURIT ESHTE NJE SPECE DJEGES NGA MBRAPA ,DHE NJE BYZYLYKE KE DUARTE QE TE MOSE KRUHEN ,SEPSE JA NGJISIN TE TJEREVE.TANI PO KUPTONE KY SEKRETARI QE SHQIPRIJA ESHTE KTHYER SI NJE SHTETE I AFRIKES . JU DUHET TE IZOLOHENI ,SEPSE ISHIT JU QE E PERHAPET KORONEN TE PARET ,

  5. Taipi says:

    ME PAK FJALE JE DEBIL

  6. Km says:

    Shikoni mallin qe na ka qeverrisur.dhe eshte dok prof.te gjithe keta te lsi qenkan titvasil(per ata qe nuk e dine .titvasil sinonim i budallait,ndersa likeflori sinonim i hajdutet me bllok ne dore)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje