Përmbytja, kryebashkiaku i Lezhës “thumbon” Bashën e Kryemadhin: Doli dielli, e të gjithë kacafyten kush është më i “shqetësuar” për popullin

12 Janar 2021, 13:08Sociale TEMA

Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka thumbuar liderët e opozitës në lidhje me shqetësimin e madh për popullin që i ka kapur, tashmë që dielli ka dalë dhe përmbytja është nën kontroll.

Teksa ka evidentuar punën e bashkisë për të përballuar situatën dhe ardhur në ndihmë banorëve, Ndreu i ka kujtuar Bashës e Kryemadhi, që vizitojnë në sapo del dielli zonat e përmbytura, situatën e përmbytjeve gjatë qeverisjes së Berishës.

Postimi i Ndreut:

Sot ka diell dhe uji po terhiqet. Por kane vershu taboret e opozites prane banoreve qe si pane askund ne  kulmin  e problematikes!

Ndersa rrinin ne shpi dhe nuk luajten vendit, tani ne diell po kacafyten kush eshte me i “shqetesuar” per popullin?.

Bejne mire te tregojne sa meter kanale kulluese hapen gjate 8 vite qeverisje qeveritare dhe 4 lokale.

Kush e shiti naften  e eskavatoreve te lene duke u ndryshk pa levize rroten ?!

Kush e thelloi drinin dhe shpetoi mijera banore te tjere?

Po perroin e Manatise kush e beri?

Po 48 km kanale kulluese ne Zadrime kush i beri?

Po bypasset ne qytet kush i beri? Po bllokimin e argjinaturave te kanalit Trashan-Raboshte dhe lumit te Gjadrit kush i beri dhe shpetoi me mijera familje?

Hapni internetin se i gjeni katastrofat me qytetin e gjithe zonat ne uje ne kohen ketyre qe mbijne si kerpudhat pas shiut!

Ama kur thone qe nuk eshte marre asnje mase, ketu tregojne  se skane idene se ca ndodh ne terren duke abuzu turpshem!

Merrni cader se po ju ze dhimbja e kokes nga dielli, aman se ju kemi me kimet!

4 komente në “Përmbytja, kryebashkiaku i Lezhës “thumbon” Bashën e Kryemadhin: Doli dielli, e të gjithë kacafyten kush është më i “shqetësuar” për popullin”

  1. Albi says:

    Leri te verdallosen se nuk kane cfare bejne tjeter

  2. Keli says:

    Faktet jane aty. E zeza mbi e bardhe. Nuk nuk do te shohë eshte histori tjeter pastaj.

  3. Lumi says:

    Ata jane e keqja e vendit dhe kanceri qe duhet shkulur nga rrenjet. Mbani hapin qe keni dhe jeni ne rregull. Jane opozite e lodhur dhe skane as dhembe.

  4. Anila says:

    Respekte Pjerin Ndreu.
    Ne te gjithe e dime se ti do ta ndryshish Lezhen.
    Je. njeriu i duhur per ate role, me i miri.
    Vazhdo punen dhe lere Lulin te flej se gjynaf ta zgjuash dhe Mones te llapi se nuk ka cfare te bej tjeter.
    25 prilli po afron dhe keto figura te shemtuara te urryera nuk do ti shofim me.
    Zoti te bekofte Pjerin Ndreu!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje