Përmbytjet, situata drejt përmirësimit! Peleshi: Si rrallëherë ka nisur në janar zhbllokimi i aksit Theth-Bogë

12 Janar 2021, 20:18Sociale TEMA

Situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar pasditen e kësaj të marte, megjithatë efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen ende në terren duke ndihmuar në zona si ajo e Obotit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë përmes një statusi në Facebook një pasqyrë të gjendjes në vend.

“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj”, shprehet ministri Peleshi.

Forcat e Armatosura po ashtu janë angazhuar edhe për hapjen e aksit të bllokuar Theth-Bogë në Shkodër. “Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. 

Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, bën me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa garanton gatishmërinë e plotë në çdo orë dhe ditë të javës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje