Nga Kreshnik Spahiu
Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi!
Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.
Por pse opozita e Kosovës është më afër pushtetit se opozita e Shqipërisë?
1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.
2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të pa provuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pas 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.
3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtror dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës, Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrollohet 100% nga figurat e vjetra.
4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje që janë themeluar nga dy liderët e saj Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi, por i kanë të trashëguara nga burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.
5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetra dosje në Prokurori dhe s’kanë asnjë moral në kauzat e tyre.
6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi që njihen për pasuritë e tyre.
7- Vjosa dhe Albini kanë plot gabime në politikë, por ata nuk vijnë në pushtet si e keqja më e vogël, por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votojë anti-Rama, por jo pro Monika dhe Lulzim.
8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qartë që burrë i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.
9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral që ti rrisë imazhin dhe votat, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika, një aleat 30 vjet ne politike që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.
10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo.
Dhe autor i manipulimit të votës nuk është vetēm qeveria e sotme, por edhe opozita PD-LSI, që janë nëna dhe baba e vjedhjes së votave të shqiptarëve.
Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit është shumë më afër fitores se opozita e Monikës dhe e Lulzimit.
Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar.
Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.
Programi i opozitës së Albinit është të votoj njëherazi me Serbin, dhe Kosovart janë mbeturina otomane.
Saktë por ke harruar edhe një gjë. Në Kosovë rinia është më aktive e në Shqipëri jo. Ndryshimi vjen nga rinia.
Kjo nuk eshte analize, por “llafe ne ere”.
Te 10 pikat nuk kane llogjike analitike, por thjeshte jane llafe qe varet se si ti marresh. Mund te jene te sakta, por mund te jene thjesht opinion personal.
Sidoqofte ja dhe une po shtoj piken e 11.
11. Albini dhe Vjosa jane identike si Saliu dhe Monika. Albini dhe Saliu jane spiune te serbit ndersa Vjosa dhe Monika manikene per para….Shkaku se pse opozita ne Kosove do marri pushtetin dhe jo ne Shqiperi, fshihet jo ne ndryshimet e opozites ne Shqiperi dhe Kosove, por ne nivelin politik te popullit shqiptar qe jeton ne Kosove, respektivisht ne Shqiperi. Nga ana tjeter ka edhe nje ndryshim te math midis PS ne Shqiperi dhe LDK ne Kosove. Udheheqesit e “vjeter te Kosoves” jane te korruptuar dhe populli i Kosoves midis spiuneve dhe te korruptuarve do zgjedhi spiunet. Ne Shqiperi situate eshte shume me ndryshe…besoj se mjafton….