FOTOT: Koreja e Veriut “tremb” SHBA, në prag të inagurimit të Joe Biden si president

15 Janar 2021, 11:09Lifestyle TEMA
FOTOT: Koreja e Veriut “tremb” SHBA, në prag të inagurimit

Koreja e Veriut ka mbajtur një paradë ushtarake, në përfundim të një Kongresi të Partisë Punëtore që është në pushtet.

Diktatori Kim Jong Un u mor veçanërisht me SHBA, të cilin e konsideroi si armikun kryesor të vendit të tij.

Në këtë paradë u prezantua edhe një raketë e re, e cila sipas medias shtetërore koreane, mund të godasë SHBA-në.

Parada dhe fjalimi i ashpër i Kim kundër SHBA-së, vjen vetëm pak ditë nga inagurimi i Joe Biden si president.

Duhet thënë se edhe pse bota është nën frikën e koronavirusit, në Kore nuk duan t’ia dinë, pasi në shesh, përveç ushtarakëve që parakaluan për të demonstruar forcë, kishte edhe me mijëra njerëz.

(TemA)

2 komente në “FOTOT: Koreja e Veriut “tremb” SHBA, në prag të inagurimit të Joe Biden si president”

  1. ?????? says:

    Me kto zgjebet 2 hr pune ka Amerika me kto pa buksa

  2. ORIZI DHE URIA says:

    hahahaha, më kujtohet kur ishim fëmijë, ziheshim me njëri tjetrin kush e ka lodren e drurit apo të llamarines më të fortë apo më të bukur se tjetri. Ai burr-rraketa ( siç e ka emruar Trumpi ) i kores-veriut duket se është lojtar i nivelit të ulët në poker, sepse bën taktiken e blofit me Dajen Sam, e shpreson që Daja Sam po friksohet. Jeta ecen me shpejtesi, dhe amerikanët nuk kanë kohë të merren me “burrin-rraketë”. Amerikanët i kanë gati 2 plane per “burrin-rraketë,” e shtetin e tij. Njëri nga të dy planet do funksionojë me sukses 100%. Plani i parë është tju propozojë Koreanve blerjen e rraketave të tyre për ti perdorur si kungja me kruajtë dhëmbët amerikanët dhe me çmimin e paketes së kungjave të drurit. Plani i dytë është që tju propozojnë me shnderrue peshen e metalit të rraketave fallco koreane, me të njëjtën peshë me oriz amerikan. Vëj bast që plani i dytë amerikan do funksionojë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje