Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të blerë në Tiranë gjatë vitit 2018.
Besa Shahini u emërua ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në dhjetor 2018, pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar që pasuan protestat studentore të të njëjtit muaj. Shahini zëvendësoi në këtë post Lindita Nikollën, e cila e drejtoi Ministrinë e Arsimit nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.
Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin. Studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike i ka kryer pranë Universitetit të Jorkut. Ajo ka studiuar gjithashtu me bursë të plotë “Jean Chrétier” në Kolegjin Lester B. Pearson, në Toronto.
Besa Shahini u emërua zv. ministre e Arsimit në vitin 2017, pas një karriere të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani, Kanada. Në shtator 2020, Shahini dha dorëheqjen nga posti i ministres së Arsimit me motivimin se do të largohej nga Shqipëria.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nga fillimi i detyrës publike në vitin 2017 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini për vitet 2017-2018.
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2017, Znj. Shahini deklaronte pasuri me vlerë 10.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 15.5 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2018, Znj.Shahini zotëronte pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 719 mijë lekë.
Të ardhurat e Znj. Shahini për periudhën deklaruese janë 2.4 milionë lekë, nga të cilat 62% burojnë nga paga dhe 8% nga angazhime të tjera profesionale të saj. Ndërsa dhurata në cash nga babai është në masën 29%.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.
Në deklaratën e vitit 2017, ish-ministrja Shahini deklaron shtesë likujditetet bankare prej rreth 151 mijë lekësh, por nuk deklaron asnjë të ardhur nga funksioni apo të ardhur tjetër për vitin. Për shkak të mosdeklarimit të pagës, ajo rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e likujditeteve.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Znj. Shahini ka marrë dhuratë një automjet në vlerën e rreth 719 mijë lekëve nga babai si dhe ka blerë një apartament në Tiranë.
Në vitin 2018, Znj. Shahini deklaron blerjen e apartamentit me vlerë 75 mijë euro, për të cilën ka paguar vetëm 30 mijë euro me burim pakësimin e një depozite bankare, ndërsa pjesa tjetër prej 45 mijë eurosh do të sigurohej nga një kredi bankare në proces.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Inkluziv 400.000 € e burrit të sajë Dardan Molliqajt, që i mori nga burime të dyshimta, për ta dobësuar VV’ën. Pasuria e Besës dhe Dardanit u rritë, por ata e sidomos ai hynë në histori sikur Esat pashai dhe Haxhi Qamili.
Bravo BIRN. E kapët edhe nje hajdute tjetër nga viset shqipetare te Kosovës.
Bravo Klodiana Lala, syshqiponja e Partisë Demokratike. Tani qe kapëm Besa Shahinin, shpetuam. Monika me Ilirin Jane njerezit me te ndershëm, ndersa Sali Berisha as nuk e di se çdo te thotë vjedhje. Edhe po t’i vertetohet ndonje gje, nuk e ka fajin ai, por shoqëria e keqe me Lulezim Bashën. Dhe shoqëria e keqe te prish.
Keta njerez e kane ngrënë turpin me bukë, dhe nuk kanë lënë pak qe te turperohen.
Klodiana Lala – çfare zhgarravine njerezore e Saliut.
Nuk jane te zote te merren me Ramën, dhe nuk merren me Arben Ahmetajn, por kane gjetur dy njerezit me te ndershëm dhe me te urte qe ka patur ndonjehere qeveria shqipetare.
Akoma ju dje me Gentin sot me Besen .Nga i mer porosite BIRN nga Kosova apo Shqiperia. Ne mos qofsha e gabuar seline e ka ne Beograd. Eshte e dukshme modeli i te rinjve ne politike qe preferojne eshte Salianji dhe cuni Fariut qe i pagoi baba 3 vjet shkolle per te marre nje vit.
filoj tufa e qenve te saleh Esadistit ti lehi Shprese se Kosoves lol ?
Lehje e balte e fabrikuar nga Tutori Serb . ptuuuu
vdekje Esadistave te Lalzit qe po ndyjne me Shpifjet e ndyra e infektojne Kosoven .
BIRN eshte kthyer prej kohesh ne nje organizem politik, qe ndersen njerzit kunder qeverisjes. Keta dy shembujt me shqiptaret e Kosoves, qe Rama u besoi dy ministri per drejtim, tregon edhe frymen e saj te orientuar si antishqiptare.
BIRN ….
MVARET KUSH E FINANCCN. .
Merren me ish, dy te kosoves qe KM i merr qe qiveris shqipnin , KM ka qen nen efekte, ne kete moment, qe ka vendos dy ish; merruni me kryt; Salen ; Liken floririn; Bashen ; Ramen; e tane te dashrite tyre qe i kane ven ne poste drejtuse; qe kane pasuri perrallore, qeveritar te pasun ; e populle i varfer .Gjykat, qe mbron pushtetaret, hajdut.
HAHAHAHAHAHA dolen prape cingijet e BIRN beogradas ne Tirane. Dje dhe sot me dy figurat me te shkelqyera te rinise kosovare, duke u munduar t’i baltosin. O emisaret e BIRN, pse nuk shikoni me cfare studiojne femijet e politikaneve mafioze shqiptare ne Londer, Utrecht…etj, etj., besoj e kuptoni se per cilin behet fjale, por tregoni Besen dhe Gentin qe kane aplikuar dhe kane fituar ne saje te zotesive ekselente te tyre. Ju kemi pare neper ekrane o debilat dhe cengijet e BIRN se cfare jeni dhe ke mbroni. MONSTRA TURP t’ju vije!!!!
Ne fakt shumica e raporteve te organizmave nderkombetare, jepen nga plehra shqiptare te Tiranes qe paguhen nga Berisha, Likja, Basha e Monika; njelloj si me gjithe analistet llapaqene te TV; para ca kohesh ishte nje plehre e tille i Transparent International ne Tirane – fliste njelloj sikur te fliste ai Teliti i PD; edhe vemja e BIRN-it nje fare Gjergji, flet njelloj si trularaska Tabaku…..etj. Pasqyra e mesiperme, nuk thote asgje jo normale; e di dhe ai plehra i BIRN- it, por varianti njohur i propagandes …mjafton titulli sa per te bere efekt. Sa per bukuroshen K.Lala, iku Llalla, ka te tjere qe paguajne me mire.