Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, për t’iu shmangur policisë, e cila e shpalli në kërkim për shkak të protestave të dhunshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha.
Reperi ka bërë një postim në rrjete sociale, nëpërmjet të cilit ka paralajmëruar të gjithë ish-miqtë se do iu bëjë një “diss” të fortë.
Para dy vitesh, reperi paralajmëroi se do të publikonte një këngë të titulluar “Po foli i fundit”, por ky projekt nuk është publikuar ende.
Lidhur me këtë, ditën e djeshme artisti tha se këtë këngë nuk ia kushton kundërshtarëve, por njerëzve të tij që e kanë tradhtuar. Në videot e publikuara nga ai, nuk mungojnë as të sharat.
Por, personi i parë që ka reaguar menjëherë pas këtyre fjalëve, është mamaja e tij.
Edhe pse si gjithmonë i ka dalë në krah, ajo e ka këshilluar Stresin që të heqë dorë nga ky fjalor, sepse tashmë është në moshë të pjekur dhe nuk i ka hije.
“Fillo nga pak të heqësh fjalorin e pistë dhe të sharat në story! Djali im, je në moshë të pjekur e nuk të kanë hije tash se ke sedër dhe zemër të madhe. Fillo zemra ime e mundohu me ndryshu pak!”- i shkruan ndër të tjera ajo të birit.
Krah fotos që tregon bisedën me Shpresën, nënën e tij, Stresi ka shkruar: “Arsyeja pse nuk dua të jem i keq me njerëzit është nëna ime. Po do vijë dita juaj së shpejti!”
EDUKATEN SE MESON 35 VJEC POR ME GJIRIN E NENES,NUK KA FAJ AI
Keto as me shkrujt nuk din ?
Qyqari eshte viktime se ka lindur dhe rritur ne familje muti.
zvarranike ,gjarprinje ,qenie ndyre
Stresi ka edhe baba…apojo Stres?
Hiqni mor me keto lajme. Kush eshte ky? Ky nuk eshte askushi veçse nji ordiner. Eahte turp per nje gazete te publikoje lajme per kete individ qe nuk ka anjje vlere.