FOTOT: As Covid-19 nuk i ndau, çifti i të moshuarve feston përvjetorin e martesës në spital

18 Janar 2021, 10:24Lifestyle TEMA
FOTOT: As Covid-19 nuk i ndau, çifti i të moshuarve feston

Të martuar për 54 vjet, Giovannina dhe Michelarcangelo nuk u ndanë as për shkak të Covid-19. Virusi i detyroi të përfundonin në spital, nga ku dhe festuan 54-vjetorin e martesës së tyre.

Kjo ngjarje u shënua në spitalin e Ceppo di Pistoia ku Giovannina dhe Michelarcangelo janë shtruar në të njëjtën dhomë për gati një muaj. Fëmijët dhe infermierët iu organizuan një festë të vogël në dhomën e spitalit.

“Ishte një emocion i madh edhe për ne dhe jemi shumë të lumtur që kemi qenë në gjendje a ndajmë këtë përvojë me pacientët e moshuar”, u shprehën punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje