Hajdutët bëjnë gjestin e rrallë, i kthejnë makinën gruas që ia vodhën: Edhe ne kemi zemër

18 Janar 2021, 09:40Sociale TEMA

“Kjo makinë përfaqëson krahët e saj, këmbët e saj, mjetin e saj të vetëm të lirisë”.

Ky është apeli i vajzës së një personi aftësi të kufizuara të cilës i kishin vjedhur makinën.

Rita Damiani, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

Makina ishye vjedhur më 13 janar në parkimin e një spitali në Bari ku e moshuara e kishte lënë dhe kishte shkuar për një vizitë.

Dhe apeli i vajzë së saj ka prekur edhe hajdutë historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, shkruhej në letër.

“Hajdutët e kishin lënë makinë përpara një vile, pronari i së cilës më pas lajmëroi karabinierët dhe na lajmëruan”-tha vajza e të moshuarës.

 

3 komente në “Hajdutët bëjnë gjestin e rrallë, i kthejnë makinën gruas që ia vodhën: Edhe ne kemi zemër”

  1. Tironci says:

    Rrespekt per hajdutet brravo .

  2. Haka Tekizoti says:

    Këta hajdutë qenkan të mrekullueshëm. Kur të zbulohen për vjedhje të tjera, për hir të këtij veprimi gjykata, nisur nga përvoja e dhënies së tenderave në Shqipëri, duhet t’u japë paraprakisht 10 pikë bonus për ulje dënimi dhe t’i kenë ulje hallall, siç i quajnë myslymanët ushqimet prej mishi pa gjak.

  3. Baffo says:

    Po mire po keto politikanet tane kane 30 vite qe na rrjepin por kurre skerkojne falje si i behet hallit çfar tip hajnash jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje