Pse Shqipëria refuzoi vaksinën “Sputnik V”

18 Janar 2021, 12:23Sociale TEMA

Gara për të gjetur vaksinën kundër Covid 19, filloi njëherësh me përhapjen e pandemisë dhe vijoi me konkurencën e kompanive dhe instituteve të kërkimit shkencor për t;i ofruar botës kurën ndaj kësaj të keqe që gllabëroi botën.

Kombet e Ballkanit janë përpjekur të marrin akses në vaksinat COVID-19 nga shumë kompani dhe programe, por shumica e kombeve në periferinë juglindore të Evropës janë ende duke pritur që vaksinat e tyre të para të mbërrijnë, pa ndonjë afat të caktuar për fillimin e grupeve të tyre të inokulimit kombëtar. Ndonëse Shqipëria ka marrë dozën e parë të vaksinave ende nuk është e qartë kur ajo mund të marrë pjesën tjetër dhe nga cilat kompani. Kryeministri shqiptar ka udhëtuar në SHBA për tu takuar me përfaqësuesit e kompanive të vaksinave. E paqartë mbetet edhe nëse këto takime dhanë ndonjë rezultat konkret, përveç “hapjes se kanalit te komunikimit” me Pfitzer-in. Kryeministri shqiptar nuk tregoi nëse siguroi vaksina prej tyre, sa vaksina, me cilin çmim dhe me cilin afat dorëzimi.

Doza e parë u dha nga një vend bujar dhe i panjohur që edhe mund të mos jetë aq dashamirës sa mund të duket sepse vende të ndryshme kanë qëllime të ndryshme. Mungesa e dukshme e solidaritetit perëndimor mes pandemisë po shfrytëzohet nga politikanët lokal pro-rus për të portretizuar BE-në vetëm të orientuar drejt fitimit. Rusia dhe Kina, ndërkohë, po garojnë për ndikim politik dhe ekonomik. Rusia i ka ofruar qeverisë shqiptare mundësinë për të blerë vaksinën e saj kundër COVID-19. Ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar shefit të zyrës së komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, duke shprehur gatishmërinë e Rusisë për të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Por për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, Shqipëria është bërë pjesë e instrumentit COVAX përmes të cilit synon vaksinimin e 20% të popullsisë. Dhe COVAX nuk ka një kontratë me shtetin rus për vaksinën Sputnik. Por kryeministri është shprehur se Europa nuk po tregohet solidare dhe se Ballkani Perëndimor është lënë në mëshirë të fatit. Kur është nevojë kaq e madhe për një vaksinë dhe kur BE ka lënë në harresë shtete si Shqipëria, pse e refuzoi qeveria shqiptare vaksinën Sputnik një vaksinë që mbi 50 shtete e kanë porositur si Serbia, Meksika, Brazili, Argjentina etj?

Mbi të gjitha në një konferencë për mediat, Kryeministri shqiptar e quajti ofertën e bërë nga Ambasada Ruse në Tiranë, si “provokim qesharak”, pasi ndihma “bujare” e ofruar nga disa shtete, nuk ishte thejsht një ndihmë, por tentativë për ta përfshirë Rajonin e Ballkanit në skemat e influencave gjeopolitike dhe vaksina në këtë rast, po përdorej si mjeti kryesor për të rritur influencën e “dhuruesit” vaksinës.  Akoma më e çuditshme fakti që Vaksina sputnik V, po u ofrohet shqiptarëve, ndërsa vetë rusët nuk e kanë këtë luks.

I tillë është dhe rasti që bëri bujë në mediat shqiptare, ku u përfol për një infektim në masë në radhët e ambasadës ruse në Tiranë, duke u publikuar emra konkretë të diplomatëve rusë të infektuar, si Aleksey Krivosheev dhe Boris Markov, situatë për të cilën, ambasada ruse në Tiranë, jo vetëm që nuk doli në ndonjë njoftim zyrtar për mbylljen e pjesshme apo kufizime të pritjeve të qytetarëve shqiptarë, por duke fshehur përhapjen e Covid19 në radhët e saj, ka vënë në rrezik serioz jetët e qytetarëve shqiptarë. Nga njëra anë ambasada ruse, ofron ndihmën e saj “bujare” për Shqipërinë, ndërsa nga ana tjetër e ka të pamundur të kurojë madje dhe stafin e saj diplomatik. Ka shumë pyetje të cilat ngrenë dyshime. A i kanë respektuar diplomatët rusë masat e vetë izolimit, për mos përhapjen e Covid? A kanë lëvizur lirshëm këta diplomatë? Pse nuk del ambasada ruse në deklaratë zyrtare për rastet në fjalë?

Sipas raporteve të Bloomberg, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ka filluar vaksinimin e popullsisë por Putini, duke qenë kreu i shtetit, nuk mund të marrë pjesë në vaksinimin si vullnetar.  Udhëheqësi 68-vjeçar bie nën kategorinë më të lartë të rrezikut për shkak të moshës së tij, thuhet më tej në raport.

Një gjë tjetër më e çuditshme është se para ardhjes së dozave të para në Shqipëri, ambasada ruse publikoi një mesazh në mediat sociale se Moska ishte gati të furnizonte menjëherë Shqipërinë me vaksinën Sputnik V, megjithëse kjo dozë nuk është e certifikuar në BE. Por kryeministri e mohoi kategorikisht dhe kërkoi falje nga ambasada ruse për këtë gabim të vogël.

Përgatiti Armela Toska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje