FOTOT: Vladimir Putin bën shou, zhvishet në -20 gradë celcius

19 Janar 2021, 17:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Vladimir Putin bën shou, zhvishet në -20 gradë celcius

Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullt, duke vazhduar kështu traditën e përkujtimit të pagëzimit të Krishtit nga Gjon Pagëzori.

Kreu i Kremlinit, u zhyt në ujë të mbuluar nga akulli ndërkohë që temperatura shënonte -20 gradë Celsius.

Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Putinit Dmitry Peshkov tha se presidenti rus i qëndroi besnik traditës, kjo pasi uji i bekuar nga një klerik konsiderohet i shenjtë dhe i pastër deri në festën e vitit pasardhës, dhe besohet se ka fuqi të mbrojtje dhe shërimi.

Të krishterët ortodoksë rusë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë epifaninë në 19 Janar, dymbëdhjetë ditë pas Krishtlindjes, e cila festohet më 7 janar.

Sipas traditës, besimtarët duhet të zhyten tre herë në ujërat e akullta, në vende të veçanta posaçërisht për këtë ritual.

1 komente në “FOTOT: Vladimir Putin bën shou, zhvishet në -20 gradë celcius”

  1. edhe saleh brrisha sapo u hodh ne Halen e Lalzit
    por jane bo merak esadistat dhe president muti
    se spo del ma nalt !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje