Variante të reja të Covid-19 vijojnë të zbulohen në vende të ndryshme. Dy ditë pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Los Anxhelosit njoftoi se varianti britanik, i njohur si B.1.1.7, ishte identifikuar në rajon, Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë zbuloi se edhe një tjetër variant më pak i njohur kishte qarkulluar në vend.
I njohur si L452R, ky variant është shfaqur fillimisht në Danimarkë në mars.
Në Kaliforni, ai mbërriti në maj. Dr. Charles Chiu, virolog dhe profesor i mjekësisë laboratorike në UCSF, i cili, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, ka bërë renditjen gjenetike të mostrave për të identifikuar variante të reja, tha se indikacionet e hershme tregojnë se L452R mund të jetë më pak i ndjeshëm ndaj vaksinave të aprovuara aktualisht, por megjithatë për ta saktësuar këtë duhen më shumë kërkime.
“Ky variant mbart tre mutacione, përfshirë L452R, në proteinën spike, të cilën virusi e përdor për t’u ngjitur te qeliza dhe për të hyrë brenda saj. Proteina spike është shënjestra e dy vaksinave që aktualisht janë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara”, tha dr. Chiu.
Një mutacion i proteinave spike mund të ketë efekt në efikasitetin e vaksinës.
Varianti i ri është zbuluar në disa zona të SHBA. Për shkak se renditja gjenomike është e rrallë, aktualisht nuk dihet se i përhapur është L452 në të gjithë vendin apo në rang global. Dr. Chiu tha se L452R u rrit nga rreth 3.8% e mostrave që ai testoi deri në fillim të dhjetorit 2020, në më shumë se 25.2% në fund të dhjetorit deri në fillim të janarit 2021.
Keshtu sic po vjen ku do te kemi virus nga cdo ckaj i globit, duhet te rrime me shiring ne dore..!!!?????
Nese pyetet :
A egziston ilac qe mund te pershtatet per tu perdorur me sukses gati 100% edhe ne rastet kur dikush cfaq shenjat e infektimit edhe ne raste nga cdo mutacion apo variant i Covid-19 ?
Gjithekush deri sot mund te thote JO.
Por pergjigja ime eshte se PO.
Atehere fole !
Mua nuk me lejon ligji qe te flas me shume .
Por nese tek Ministia e shendetesise , qe kane autoritet ligjor , vazhdon te mos tregoje interesim per te kerkuar zyrtarisht nga une per ta analizuar nje studim teoriko-praktik te perfunduar per kete gje , (sepse ndoshta mendojne se keto qe them une i ju duken si per cmenduri ) , atehere kjo vetem do te sjelle humbje kohe deri se te fitohet certifikimi i pershtatjes /perdorimit/ te ilacit tek ndonje shtet tjeter . Ilaci do te mund te perdoret edhe kunder rasteve te cfaqjes se infektimit prej virozave te tjera me prejardhje nga Covid-19 .
Une nuk mund te fas me shume , ministria e shendetesise e ka email tim per te folur me mua .