Alexandër Arvizu: Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump

21 Janar 2021, 17:19Blog TEMA

Nga Alexander Arvizu

Çfarë ndodhi në Capitol, ishte e pafalshme që do regjistrohet si një gjë e tmerrshme në histori, si maja e katër viteve të tmerrshme. Problemi me presidencën e Trump, duhet të ishte jashtë normave. Dhe unë si amerikan e kuptoj këtë. Edhe si diplomat. Duam që të heqim gjërat e tepërta. Por ka një arsye përse punët bëhen në një mënyrë të caktuar, procedurë të caktuar, ligj të caktuar, që janë rregulluar me kalimin e kohës bile me shekuj. Quhet traditë. S’ka rëndësi çfarë je politikisht, si gjini apo racë, je pjesë e asaj trashëgimie. Por ne nuk kemi nevojë për revolucion si ai i Trump, kemi nevojë për praktika innovative dhe krijuese. Në këto katër vite ska asgjë të mirë për të kujtuar, përvecse mësuam ca gjëra për veten. Se i morëm ca gjëra si të mirëqena dhe se tani na duhet të rindërtojmë vendin tonë.

Ajo që Trump na tregoi është se shumë prej nesh, unë psh u rrita në kolorado por mbarova universitetin në Washington. Ju bashkova shërbimit diplomatik. Kurrë nuk e kam cilësuar veten si elitist, por miqtë dhe përvojat si në shqipëri e vende të tjera, pata shans të provoja gjëra që shumë amerikanë nuk mundën. Për shkak të këtyre përvojave, ndihem patriot dhe të vlerësoj se çfarë quhet amerikan. Por nëse ti jeton në Amerikë, por nuk ke një pasaportë dhe nuk ke udhëtuar kurrë dhe rri me njerëz që janë të ngjashëm me ty, atëherë fillon të mendosh se këta diplomatët kujdesen më shumë për vendet e tjera, sesa për Shtetet e Bashkuara. Por në fakt është e kundërta. Por zgjimi me të cilin përballemi, është se ne që kemi shkollimin, përvojat për ekonominë, biznesin dhe besimin tek globalizmi dhe rolin unik që ka amerika në drejtimin e botës, na duhet të mendojmë se ka miliona amerikanë që nuk ndajnë këndvështrimin tonë dhe arsyet përse. Duhet të mendojmë se nëse edhe këta amerikanë do të dinin gjërat që ne dimë, do kishin një pikëpamje tjetër për Amerikën dhe për botën. Ne duhet t’i përshtatemi këtij fakti. Të gjithë kemi të drejtë të kemi opinionet tona, por nëse pikëpamja e tyre është e ndryshme për Amerikën tonë të përbashkët, na duhet të mendojmë shumë për këtë.

Donald Trump bëri dy gjëra të mira në politikën e jashtme. Amerika eshtë e përfshirë në këto që po quhen luftëra pa fund, por besoj se një nga kritikat e mia është mbi konfliktet ushtarake, industrial dhe humanitare. Ka shumë kaos dhe rrëmujë në botë dhe djemtë më të mirë amerikanë në ushtri, u duhet të merret me gjithë terroristët e diktatorët e botës, terroristë dhe më pas, na duhet edhe ti rindërtojmë këto shoqëri dhe këto vende. E kuptoj dëshirën për të bërë mirë, po ka një tendencë në Amerikë se ne duhet ta riformatojmë botën dhe ti japim asaj, formën tonë. Këtë mendojnë dhe shumë veta në Departamentin e Shtetit. Dhe unë sot mendoj se kjo gjë duhet të ndryshojë. Unë mendoj se Amerika mund të vazhdojë të mbetet një symbol shprese edhe në të ardhmen, por duhet t’i ikim kompleksin të Mesias. E dyta: duhet të mendojmë më shumë për Kinën pa harruar sigurisht Rusinë që mbetet një kundërshtar i joni. Për shkak të ekonomisë së Kinës dhe ndërlidhjes e rolit të saj të madh në ekonominë globale, shumë mendojnë se ne duhet të bëjmë lojën e saj, për shkak se ajo është shumë e madhe. Ndërsa unë mendoj se duhet të mbajmë një qëndrim më të fortë.

Trump gjënë më të keqe që bëri, është se vuri amerikanët kundër njëri tjetrit dhe mbolli farën e dyshimit tek mendjet e gjithë amerikanëve, pro dhe kundër tij, për ëndrrën amerikane, mënyrën sesi shohim njëri tjetrin. Trump arriti të na hutojë.

Gjithcka që do sjellë marëdhenie më të mira mes Kosovës dhe Serbisë, të gjithë e duam këtë. Unë personalisht kam dyshime mbi axhendën personale te Richard Grenell dhe mund t’ju them juve se nuk ka qënë përparësi fare e administratës Trump, ndaj kam dyshuar se ka një histori të fshehtë nga pas. Është di[ka që duhet të mbështetet nga vetë popujt në Ballkanin Perëndimor. Unë kam pak përvojë në Shqipëri dhe e di se disa njerëz që janë ekspertë, ishin kritikë ndaj kësaj marrëveshjeje. Ndaj megjithëse nuk kam dot një opinionin timin pasi nuk jam ekspert, i besoj këtyre ekspertëve dhe shqetësimeve që ata kanë.

Sigurisht pritshmëritë ndaj administratës Biden janë të larta dhe ka shumë gjëra që kjo administratë duhet të ribëjë për Amerikën por duhet të jem i hapur dhe i ndershëm: Joe Biden është nje person shumë i mirë dhe shumë i ndershëm si dhe një politikan I talentuar. Ndroja ime është se ai është i thyer në moshë dhe shumë tradicional në mënyrën e tij të të menduarit. Joe Biden nuk e kam takuar kurrë, por ndihem sikur e njoh nga afër. Mendoj se ai menjëherë do të hidhet tek historitë e viteve 80, kur ai bashkëpunonte me republikanët për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme dhe ok, kjo është fantastike. Por jemi në vitin 2021 dhe pejsazhi është shumë shumë i ndryshëm. Lidershipi republikan duhet të ndajë përgjegjesi për shumë nga gjërat që ndodhën në periudhën e Donald Trump. Mitch McConnell tani lider i pakicës kanë një detyrë për të bërë tani.

Ne nuk nuk i shohim më gjërat njësoj. Republikanët nuk janë armiqtë tanë dhe sigurisht që duhet të gjejmë një mënyrë të punojmë me njëri tjetrin, por Joe Biden duhet të jetë i fortë dhe kam frikë se kjo nuk është në natyrën e tij. Më pëlqen roli i tij pajtues, por ne na duhet tani një lidership i fortë. Por tani baza demokrate amerikane ka pritshmëri të tjera. Po ashtu dhe qytetarët amerikanë. Por ka shpresë dhe kjo është një gjë e mirë.

Donald Trump duhet të hetohet dhe gjykohet dhe s’duhet lejuar të kandidojë më. Por ne jemi vend i ligjeve ndaj për këtë duhen prova të forta, juri dhe proces ligjor.

RealStory 

21 komente në “Alexandër Arvizu: Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump”

  1. american16al says:

    Nje shkrim realistik mbi zhvillimet e ngjarjeve te sotem ne USA.

    1. No fake news says:

      Shkrim realist ???? Arvizu eshte nje politikan i majte dhe si itille nuk mund te mendoje ndryshe nga partia e tij . Trump mori vota me shume se cdo Republikan president ne historine e Amerikes . PSE ??? Fakte : Trump kerkoi qe populli amerikan te mos paguante mbajtjen e shpenzimeve te NATOS , Trump kerkoi qe te zgjedhurit ne politike te kishin kufizime ne vitet e tyre ne pushtet . , ai uli ndjeshem TAX , Trump kerkoi qe punerat qe Obama dergoi ne Kine te ktheheshin prape ne Amerike . Trump kerkoi qe njerezit te mos hynin ne turma nga kufiri por te zbatonin ligjet e emigrimit . Sot qe shkruaj me mijra emigrante i jane drejtuar kufirit amerikan me shpresen qe Bajdeni do ti pranoje te gjithe , Trumpi nuk e pranonte kete anarki . Stabilishmenti nuk e deshte Trumpin dhe e luftoi cdo dite per 4 vjet me gjyqe te sajuara pa fund . Populli amerikan e do vendin e tij dhe tmerohet se si te ardhurit e rinj po djegin dhe shkaterrojne lehtesisht cdo gje qe u ndertua me djerse per vite me rradhe . Prandaj ata e suportuan dhe vazhdojne te jene pro Trumpit . Republikanet perendi sot kane Trumpin .

  2. ?????? says:

    Trump njeriu me i keq i te gjiths koherave rracist i poshter edhe pasanik shume zemer mute pa ndjenja njerzore

  3. pjeter says:

    Dy nga ekspertet e ballkanit qe moren qendrime kritike mbi operaton e Granell,D.Server e E. Engel.Dua qe Trumpistet ne shqioeri qe shkonin ne ekstaze para zgjedhjeve,si p.sh.A.Goxhaj, ta lexojne kete shktim,do i ndihmonte disi te kthjellonin mendjen.

  4. zgalem says:

    Nuk e quaj me vend saidisjes , qe i behet ketij ish ambasadori , per t e dhene mendime ne shtypin shqiptar . Ky ambasodor i vogel i nje vendi te madh , sic e quajti Ylli Yzeiri , ka bere gjynahe te pa falshme ne Shqiperi , ndoshta aq sa as nje tjeter i ngjashem me te . Ka cfrytezuar poziten , qe i ka dhene departamenti i Shtetit amerikan , per te ngjallur armiqesi dhe percarje , ne vendin , ku ishte emeruar per te ngjallur shprese dhe bashkim . Fjalet e tij proverbiale , ne 21 Janar , ja bejne harram buken , qe ka ngrene ne Shqiperi . E quan veten edhe universitar , kur ne nje vrasje dukshem shteterore , u shpreh : Berisha eshte burre shteti dhe Lul Basha , ylli ne ngjitje . Pikerisht ate dite , qe u shqiptuan ato fjale , ky sharlatan u vetshpall armik i Shqiperise , jo vetem nga familjet e viktimave te vrara jasht protestes , por nga c’do shqiptar , qe e ka njohur kete moster-ambasador . Shume keq , per S. Ballen , qe i ka kerkuar mendime , ne RS. Truri tij , nuk di te mendoi , vec te shpifi . Ndosjhhta mendoi se shqiptaret do te armiqesoheshin me SHBA. Kete kurre nuk doi te arrijne ta realizojne armiqte e Shqiperise , perfshire dhe mostren , Arvizu . Zgalem

    1. ben says:

      zgalem-zoti Arvizu ka qene diplomat dhe jo k.Minister i Shqiperise. Detyra ja donte te mbante nje qendrim asnjanjes. Mos ja hidhni ambasadorit amerikan gjynahet e politikaneve tane. Jane ata dhe vetem ata pergjegjes per gjendjen qe u krijua ne Shqiperi. Nuk na tha Arvizu qe te votonim Berishen mbas asaj qe beri ne 97-ten. Nuk po thone te huajte qe te votojme berishovicet e tjere qe jane sot ne PD dhe agallaret e Like Floririt qe na vodhen deri ne kocke sa kohe i lame ta benin kete gje. Cdo popull meriton ate qeveri qe vete e zgjedh. Uroj qe disa te kene vene mend nga ajo qe na ndodhi kur vume perseri Berishen ne pushtet dhe sidomos nga kjo qe ndodhi se fundi ne Amerike. Demokracia eshte teper e brishte miku im dhe njerezit duhet te qendrojne vigjilente qe te mos e pesojne perseri prej atyre qe jane provuar e sterprovuar qe nuk jane per ne.

    2. populli says:

      Te mirat qe ka bere z.Trap eshte qe iku nga posti i Presidentit ndersa te keqiat eshte sepse la ne diplomaci persona si puna e ketij pseudodiplomati qe varrej nga Saliu!
      Ky d te mbahet mend si diplomati me sharlatan ne kete detyre si Ambasador i nje vendi te madh e mik si Amerika ku quajti dy personat pergjegjes te ngjarrjes me te bujeshme te shtetit “demografik” Berishjan qe edhe pse vrane live per ti shpetuar i etiketoi “Burre shteti dhe “yll ne ngjitje”!Ky sharlatan qe çdo detyre mund te kete patur ne kete vend perveçese ate te diplomacise,futi duart ne kutite e votimit 2012 duke nxjerre flete teper nga sa kishin votuar per te shpetuar “yllin ne ngjitje” pasuesin ne karieren poliagjenturore te Sali Berishes,duke i dhene shancin urdherzbatuesit te 21 janarit 2011 te bejeb Kryetar Bashkie ne Tirane!ky pseudodiplomat fajesoi protestuesit duke i quajtur te dhuneshem e lartesoi me etiketimin qe vetem nje sharlatan diplomat mud ta bente per urdherdhenesin e vrasjee ne bulevard “Burre shteti”!Ishte po ky njeri qe urdheroi Prekuroren e pergjiheshme qe ti dorezoje “serverin ” e Kryeministrise nen sebepin per te lexuar ate nga specialistet e FBI-se duke e çuar ne SHBA e ku per fat te keq akoma nuk dihet se çu be me kete server dhe ku ndodhet???????????????????
      Ishte ky pseudodiplomat qe desh helmoi bregdetin Shqipetar duke insistuar qe te sillte demontimin e mbetjeve nukleare te nendetseve ne gjirin e Vlores!
      Nuk kuptoj disa gazetare qe perse vazhdojne e kane akoma nje komunikim te rregullt me te sa here qe hapen çeshtje te nxehta nga ku ka kaluar fati i Shqiperise!
      Nese sot Sali Berisha dhe Lulezim Basha se bashku me “grupin zjarri” nuk jane ndeshkuar per krimin shteteror ,merite te veçante ka ky pseudodiplomat qe me manovrat e tij te pa ekspozuara dhe publike beri qe ata jo vetem ti rezistojne presioneve por te mos denohen e sot te pretendojne te rikthehen per te rivrare perseri!
      Aleksander Arizu eshte figura me e perfolur diplomatike e SHBA-se ne kete vend ku as Rajsoni nuk beri kaq dem sa ky!
      Jam plotesisht dakort me indinjaten e parakomentuesit lidhur me rendesine qe i jepet ketij pseudodiplomati qe vetem diplomaci nuk beri ndonjehere ne kete vend!

  5. Patrioti. says:

    Bravo Z Arvizu analize e shkelqyer dhe shume largpames.Boten duhet ta pushtoj dashuria the jo urejtja ndasit fetere apo racore.Po ajo qe ne Shqipetaret na intereson me shume eshte ceshtja e Ballkanit, te shuhen konfliktet dhe te ecim perpara te shikojme nga e ardhmja,por jo vetem kaq ajo qe eshte me e rendesisheme ne po presim SPAKUN aq shume i perfolur ne vendin tone. A do ta zgjidhe ceshtjen e korupsionit ne rangun e lart politikan qe te clirohet ky popull nga zgjedha e korupsionit te madhe shteteror e te gjitha Partive hajdute the mashtruse?
    Se eshte bere e pa durushme jeta ne kete vend po sos durim i popullit shqipetar.Jemi ne pritje kur SPAK do filloj hapjen e dosjeve te korupsionit te larte.

  6. Floriri says:

    Shume sakte dhe shkrim i bukur. Një përshkrim I shkurtër I presidentit në këto 4 vjet. Fjalë reale dhe të vërteta.

  7. Dajti says:

    Arvizu me shpalljen e Saliut burre shteti dhe Lulzim Bashen ylle ne ngjitje,i ka bere nje dem te pallogaritshem Shqiperise dhe shqiptareve,dhe brez mbas brezi do kujtohet per te keq.

  8. Ndroqi says:

    E vetmja pune e mire qe ka bere administrata Trump ne kater vite eshte nxjerja nga sherbimi dipllomatik i ketij ambasadori,I cili na e beri kriminelin Sali mbas krimit te 21 Janarit burre shteti.

  9. Niku says:

    PO TE KEQOAT QE NA LE TI NE SHQIPERI PSE NUK I THUA O MAJMUN I SORROSIT.

  10. REALE says:

    Burre mi i lig antishqiptar Arvizu! Berisha burre shteti, Lulezimi yll ne ngritje brenda 24 oreve qe vrane 4 veta ne bulevard dhe plagosen qindra. Kriminelet, Arvizu i ben engjej. Ky eshte Alexander Arvizu dhe s’e kupto qe akoma perkedhelet nga palaçot e gazetarise shqiptare.

  11. Martin says:

    Ketij xhuxhmaxhuxhi i ka mbetu peng Olta Gixhari…!

  12. drini says:

    Arvizu nje amerikan tjeter do te thoshte te kunderten e atyre qe thua ti desha te them se jeni pothuaj 50 me 50%.keshtu qe ndersa gjysma cancels gjysmen me mire mos te degjosh fare nga ju

  13. rexha 10 says:

    AHE MORE AMERIKAN AZIATIKE , APO INDIE DILE SE NA KUJTONE ME DALJEN TENDE TALLJET ME POPULLIN SHQIPTARE .TI QE PERVISHJE MENGET ,DHE NA E BERE KRIMINELIN .:BURRE SHTETI:::

  14. KalecDega says:

    Arvzi Arixhiu e boni Berishen burre shteti si Edvin Ilir Meten President…e ku a ndryshimi?
    ahahaha, shpypot dhe ngjala t e Karavastae..i japin mend botes….

  15. Shqiptaroamerikani says:

    Oooooooooooo simpati per kete njeri qe e mban veten diplomat.
    Arvziu ke patur nje detyre. Perfaqesues I nje shteti ne nje shtet tjeter. Te mbaroje ajo detyre nuk ke pune me me Shqiperine e shqiptaret. Perse cfare ben e ke mbeshtet. Punon e kujt ben.
    Emrin e kishe ambasador Por kurre nje diplomat.

  16. Ebono per Albania says:

    Hambasaori Arvizu ishte nje prodhim i cilesise se trete nga e treta.i vleresuar ne te gjitha aspektet .Ishte piruni per mezen shqQiptare….

  17. Artur says:

    Nje vend i madh qe perfaqesohet me njeri te “vogel”. Arvizu eshte turpi i administates amerikane, sigurisht bashke me te tjere. Si diplomat qe eshte paguar me taksat e te majteve dhe te djathtave, ai duhet te reflektoje pavaresi politike. Ai mashtron dhe shtremberon faktet, dhe mbeshtet nje proces sa te padrejte, aq te paligjshmem. Faktet po dalin ne drite, Kongresi eshte sulmuar shume kohe para se Tramp te mbaronte fjalimin, dhe policia e ka ditur qe do te sulmohet dhe nuk eshte marre asnje mase. Kush fitoi dhe kush humbi nga dhuna ne Kongres, kete a mund ta thote Arvizu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje