FOTOT: "7 bishat" në inagurimin e Joe Biden

21 Janar 2021, 20:05Lifestyle TEMA
FOTOT: "7 bishat" në inagurimin e Joe Biden

Inaugurimi i Joe Biden si president i SHBA shënoi edhe një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e këtij vendi.

Gjatë ceremonive u regjistrua edhe parakalimi i autokolonës më të blinduar në histori.

Shtatë limuzina, që njihen edhe si ‘Bisha’, u përdorën për të transportuar presidentin e ri dhe tre ish-presidentët Clinton, Obama dhe Bush përmes Uashingtonit.

Shtatë agjenci federale kanë punuar bashkë me Shërbimin Sekret për të siguruar këtë parakalim gjigand.

Në total flota e ‘Bishave’ përfshin deri në 20 makina. Thuajse gjysma e tyre u përdor të mërkurën.

Biden dhe Zonja e Parë parakaluan me Bishën me numër targe 46, që simbolizon faktin se ai është presidenti i 46 në SHBA.

2 komente në “FOTOT: “7 bishat” në inagurimin e Joe Biden”

  1. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 9, 2020 at 9:39:36 AM EDT

    AMERIKEN NUK E ZBULOI AS KRIJOI DONALD TRUMP

    – Amerika ka mbi 100 vjet qe eshte e para !

    – Ndryshimi i kursit te Zerit te Amerikes- atentat kunder demokracise amerikane .

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ajo duhet te mbetet e tille.
    Presidentet zgjidhen e czgjidhen, nga maja e Shtepise se Bardhe mund te perfundojne edhe ne burg, vijne e ikin maksimumi per 8 vjet, jane vdekatare si cdo njeri e qenie e gjalle ne Toke, perfshi dhe vete ate, bile edhe burimin e jetes ne te Diellin!
    Zeri i Amerikes eshte Zeri i demokracise amerikane, jo zeri i Presidentit amerikan kushdo qofte ai.
    Ai ka sekretaret e zyren e tij te shtypit, zedhenesit e vet, zedhenesit e Departamenteve te veta!
    Ajo duhet te vazhdoje misionin e saj!
    Amerika e para!
    Amerika ka mbi 100 vjet qe eshte e para ! Edhe nxenesit e fillores e jo me Presudenti i Amerikes, e dine se Amerika eshte e para.
    Nuk e di por kjo parulle me sjell ndermend nje parulle fatkeqe jo vetem per ate vend por edhe per mbare Boten” Deuscland Uber Alles“ te Qoftelargut gjerman. SHBA nuk e zbuloi as nuk e krijoi Donald Trumpi!
    Aq me teper kur ai u be president saj me rrreth 3 000 000 vota popullore me pak se rivalja e tij ne saje te Kolegjit Elektoral, i cili duhet ndryshuar sa me pare!
    Kushtetuta amerikane ka si shpirt te saj NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN !
    Jo Ne Kolegji Elektoral Me Kolegjin Elektoral Per Kolegjin Elektoral !
    Eshte handikapi me i madh i demokracise amerikane qe duhet ndrequr sa me pare .
    Pse !?
    Sepse demokracia amerikane eshte e para ! Ajo dhe vetem ajo e ben dhe mban Ameriken te Paren!
    Nuk eshte e persosur!
    Por eshte me e mira, me e qendrueshmja, me e konsoliduara, me dritedhenesja per Boten deri tani!
    E Zeri i Amerikes eshte nje nga ingranazhet dhe kontributoret e saj.
    Ndryshimi i kursit te saj do te ishte nje atentat ndaj kesaj demokracie!

  2. xha Lipja says:

    cfare eshte kjo gjuhe provinciale qe perdorni, “7 bishat”…… !??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje