Moderatorja: Në Shqipëri s’është e lehtë të jesh njeri, këtu ka veç urrejtje dhe poshtërsi

25 Janar 2021, 11:04Lifestyle TEMA
Moderatorja: Në Shqipëri s’është e lehtë të

Moderatorja e Top Channel, Dojna Mema, është përfshirë në një debat me ndjekësit e saj, të cilët e kanë kritikuar pse nuk ka reaguar për një koment seksist në shoun e kërcimit që ajo drejton.

Bëhet fjalë për një koment të anëtarit të jurisë Albi Nako, i cili tha për një prej konkurrenteve se “më mirë të martohej e të bënte fëmijë, se nuk merr vesh nga kërcimi”.

E irrituar për sulmet që ka marrë në rrjetet sociale, Dojna thotë se në Shqipëri ka veç urrejtje.

“Quhem Dojna Mema dhe jetoj në një vend ku s’është e thjeshtë të jesh NJERI. Punoj në televizion dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Jam penduar pak, sepse është e vështirë të kesh një pozicion në një publik “jo-normal”.

Një ditë të shajnë me “libër shpie” pse jep opinionin tënd (sepse s’je ti për të dhënë mend) dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe.

Kam mbajtur gjithmonë qëndrime të forta mbi seksizmin, në vendin e kohën e duhur! Ama kjo nuk mjafton, sepse nëse zgjedh të qëndrosh neutrale një herë, ke qenë fallco gjithmonë.

Prezantoj një talent-shoë kërcimi me një juri dhe pozicioni im është shumë delikat, por mbi të gjitha asnjanës.

Jam sulmuar sërish, me po të njëjtën dhunë verbale, por kam arritur në një pikë që për fat të keq vika me moshën, kur ti kupton se je bijë e një populli që e stimulon vetëm ndjenja e shëmtuar e urrejtjes.

Quhem Dojna Mema dhe jashtë një spektakli ku kam një pozicion asnjanës, mendoj se çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar edhe një citat të Faik Konicës.

“Dojna, gjithë këtyre stories apo fjalime që mban për të drejtat e grave u bie vlera në rast se nuk i praktikon, sidomos në një rast të tillë siç ishte ai sotmi.

Dhe sigurisht që ne prisnim një reagim nga ty në atë moment duke qenë se je një personazh publik dhe je përpjekur të sjellësh frymë të re duke thyer kështu paksa kornizat e mentalitetit të vjetër.

Nëse mendon që je në një pozicion ku nuk të lë të shprehësh atë që mendon apo të mbrosh të drejtat e grave, atëherë më mirë mos e bëj më as në rrjetet sociale.

Mosveprimi është ai lloj akti për të cilin shoqëria shqiptare nuk ka nevojë”, i përgjigjet një prej komentuesve.

(TemA)

14 komente në “Moderatorja: Në Shqipëri s’është e lehtë të jesh njeri, këtu ka veç urrejtje dhe poshtërsi”

  1. Mani says:

    Pa varsishte se kush e thote ket per fat te keq eshte e vertete mire sjedhjen dhe rrespektin ta Marrin per dobsi dhe budalla dhe thone qe eshte Duke me pasur frike une besoj se shumica e njerzve largohem nga shqiprija per shkaket te keti mentaliteti Turko Arab do Marrin shume kohe per ete ndryshue mentaliteti i shqiptarve ne qofte se e arrijme ndo nje here

  2. ts says:

    Κonkluzioni yt nuk esht dicka e re ,esht pasoja e asaj qe vuajn ky popull sot ! Ne nje koment qe bera pardje per situaten ne Shqiperi ku flitej per Saleh Berishat e Atdheut ,quajta fajtor kte popull te pa aft ,te pa zot ,te percar,ambicioz e te pabes qe pranon te sundohet nga nje klas e re hajdutesh ,ktiminelesh e tradhtesh qe kan kapur pushtetin per “gryke” e nuk e leshojn qe te mos humbasin cka kan fituar prej tij ! Kjo klas ,ne mbeshtetje te nje drejtesie makaber po ju ben karshillek me lluksin dhe pasurin , e ky popull ,sepse esht ky qe thua , nuk e njeh solidaritetin per tu bashkuar e rezuar komplet hienat e vampiret ! Bej kurajo , esht i vetmi ngushellim se sa koh sheh ne skenen e politikes kta kriminel e mafjoz ,zor se do kemi dit te “ngrohta”

  3. 16 vjecarja says:

    ti fol per pislleqet e topit dhe lere shoqerine shqiptare
    ajo shpellarja nga lushnja te sperputhen ka probleme psiqike
    ju e promovoni falsikisht ne tv. turp per ju!!!
    njeriu ka moral ti zonjushe nuk esht vetem hiq urrejtejn dhe poshtersine dhe ke te besh me njerez
    ju nuk ju vjen turp genjeni aq shume njerz dhe thoni “kemi marre aq klikime”

  4. 16 vjecarja says:

    ti fol per pislleqet e topit dhe lere shoqerine shqiptare
    ajo shpellarja nga lushnja te sperputhen ka probleme psiqike
    ju e promovoni falsikisht ne tv. turp per ju!!!
    njeriu ka moral ti zonjushe nuk esht vetem hiq urrejtejn dhe poshtersine dhe ke te besh me njerez
    ju nuk ju vjen turp genjeni aq shume njerz dhe thoni “kemi marre aq klikime”

  5. 16 vjecarja says:

    ti fol per pislleqet e topit dhe lere shoqerine shqiptare
    ajo shpellarja nga lushnja te sperputhen ka probleme psiqike
    ju e promovoni falsikisht ne tv. turp per ju!!!
    njeriu ka moral ti zonjushe nuk esht vetem hiq urrejtejn dhe poshtersine dhe ke te besh me njerez
    ju nuk ju vjen turp genjeni aq shume njerz dhe thoni “kemi marre aq klikime” ….

  6. 16 vjecarja says:

    ti fol per pislleqet e topit dhe lere shoqerine shqiptare
    ajo shpellarja nga lushnja te sperputhen ka probleme psiqike
    ju e promovoni falsikisht ne tv. turp per ju!!!
    njeriu ka moral ti zonjushe nuk esht vetem hiq urrejtejn dhe poshtersine dhe ke te besh me njerez
    ju nuk ju vjen turp genjeni aq shume njerz dhe thoni “kemi marre aq klikime” ….

  7. Erdogan says:

    Nuk eshte ajo qe thua zoti me comentin ts.
    Kudo nuk ka burre nene te lej karr-iken e politikes dhe
    pusht-etit.
    Eshte per te ardhur keq per nivelin e Dijes dhe Conceptimit te jetes te Arnautise,qe ne emer te nje fallsiteti Identitare po krijon nje ambient jo normal per ata qe jane kompetent te fushavete tyre.
    Arnautia ka marre formen nashtine me Botoks islamik dhe nuk ka Burre Nene ta ktheje ne trajten apo figuren e meparshme.
    Tradhetia Identitare dhe Ego-izmi per ta mbajture ate me cdo cmim,tregon qe eshte ceshtje kohe veteshkaterrimi,sidomos vende te vogla si ne rastin e “Pellazgeve te Allahut” apo Shtetasit e Republikes “Popolare” te Vatikanit.
    Mos me thote dikush qe Identiteti,Ndergjegja,Kultura nuk ka lidhje me Karakterin dhe Psiho-logine e Njeriut dhe pozicionimit e tij shoqerore.
    Ata qe jane rober te ketij State konglomerate te krijuar nga Fuqite e Medha per interesat e tyre jane per fat te keq pakice dhe te Persekutuar qe luftohen ne Emer te ketij Realiteti shoqerore dhe shteterore.

    1. 7X7=42 says:

      po te paraqesesh mendimet qe ke me fjale me te thjeshta, me drejt per drejte, ndoshta do kuptohesh me mire.
      etiketimet tregojne dike qe ka urrejtje per gjera koti.

  8. a je miku i shqipnis ti ?
    allah-allah c’milet

  9. goni says:

    televizioni juaj aman ,merreni me banalitete gjithe diten ,programe boshe vetem per te thithur klikimet e injorances qe ju e quani audience ……
    cfare vlerash promovoni ju ?
    cfare mesazhesh jepni ju?
    televizioni eshte i veshtire kur popullohet nga egocentriste si puna juaj qe e masni vleren me numrin e likes qe merrni neper rrjete sociale .
    Televizioni ne alb eshte krejtesisht i pavlere dhe mbjell dhe kultivon vetem konflikt dhe gjera siperfaqesore asgje me shume ….

  10. Rrumpalla says:

    E dashur Donna, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën është njësoj, pa më të voglin ndryshim. Duken si shoqëri të hapura, por online me emra të gënjeshtërt shprehen njëlloj si qytetarët Shqiptarë. Por një këshillë kam për ty Donna, Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara, ose në gjuhë të huaj, let it be, se kështu na duket më bukur turmës amorfe dhe injorante.

  11. Toni says:

    Mos shaj ter popullin se nuk te hecin punet , ti e ke te domozdoshme te meŕesh me seksizmin , leri ojqt ta bejn kte pun se duke gerrmuar diku pa pushim prek dhe nje pjes njerzish me pak te perparuar se ty , pjes e kti populli je dhe ti , mjaft me seksizmin vetem kerkoni gabimin tek te tjeret , shiko veten ne pasqyr je shum e vogel per te shar nje popull te ter , megjithate nnese nuk e perballon dot , shko jasht shtetit bej buj me inteligjencen tende.

  12. i huaj prej veni says:

    Goca apo çika ka shume te drejte per te gjitha qe thote …. dhe pike . Nuk desheroj te zgjatem por dua te theksoj diçka qe ne sjelljen e miletint shqipfoles ne albanistani mungojne fjalet (ndoshta nuk i ka fjalori i tanishem) “me fal ” “me falni” apo “faleminderit” dhe tjeter …te gjithe ne pergjithesi te drejtohen me “ti” dhe jo me “ju” . Keto jane me elementaret ne sjellje se po te hyme me thelle me mire mos flasim fare se eshte qelbur sa nuk pershkruhet e thuhet . Nuk do te jete e larget dita kur teoria “Darviniane e transformimit te majmunit ne njeri do bjere poshte vetem nga mileti albanistanez ” . Trishtim i pa pare me ze per gryke kur vij te vizitoj ate vend ne pushimet e veres se si eshte transformuar (gjithmon ne sjelljet e kam fjalen) rralle teper rralle gjen ndonje te ri me norma qytetare .

  13. xho says:

    Zgjidhja? Futja vrapit nga ai vend dhe mbaj sa me pak lidhje te kesh mundesi. Mos shiko asnji lajm dhe mos lexo asnje gazete shqiptare. Ke per te qene shume e qete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje