Një dokumentar i ri të titulluar ‘Framing Britney Spears’, i cili adreson jetën problematike të këngëtares do të publikohet së shpejti.
I realizuar nga The New York Times, aty do të përfshihet karriera muzikore e Britney, skandalet, varësia nga lëndët narkotike, si dhe kujdestaria e babait .
Babai i Britney Jamie Spears ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor. Në nëntor, ajo humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e tij mbi pasurinë e saj.
Gjatë intervistave edhe më herët Britney është shprehur se ndihet e friksuar nga i ati pasi ai ushtron presion psikologjik mbi të. Ndërkaq Jamie argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.
Jamie Spears ka menaxhuar pasuritë dhe jetën personale të Britney duke i kufizuar asaj mundësinë për të takuar njerëz. Takimet e vetme që ajo realizon janë me mjekët ku ajo merr medikamente dhe i ushtrohet terapive të ndryshme.
Fansat e fushatës #FreeBritney kanë kërkuar edhe nga administrata amerikane që t’i jepet fund kujdestarisë së babait të Britney. Ata kanë realizuar edhe një peticion ku kanë mbledhur mbi 125,000 nënshkrime ku kërkojnë që këngëtarja të jetë e lirë.
Dokumentari i Britney Spears do të shfaqet në rrjetin amerikan FX dhe faqen e transmetimit Hulu në datën 5 shkurt. Aty do të përfshihen edhe disa intervista me disa nga miqtë e ngushtë të këngëtares të cilët akuzojnë babain e saj për shkelje të të drejtave.
Britney Spears në fillimet e saj konsiderohej si një nga këngëtaret që do të bënte historinë e muzikës.
Ajo ishte idhulli i qindra milionave adoleshentëve kur u shfaq për herë të parë, por këngëtarja me fytyrë ëngjëllore nuk e përballoi dot presionin e famës së arritur në një moshë shumë të re.
Për këtë arsye, ajo krijoi varësi ndaj drogës dhe alkoolit, dhe më pas kaloi në depresion, çka e shkatërroi dhe e bëri të humbasë edhe kujdestarinë e fëmijëve.
Gjatë këtyre viteve Britney ka vazhduar të merret me muzikë, por ajo nuk është më ai ylli që e adhuronin të gjithë.(TemA)
Britney Spears me te dashurin aktual, i cili eshte i vetmi kontakt me boten
Britney Spears me te dashurin aktual, i cili eshte i vetmi kontakt me boten
Britney Spears ne nje nga udhetimet e pakta
Britney Spears ne ditet e sotme
Britney Spears ne ditet e sotme
Britney Spears ne ditet e sotme
Britney Spears ne ditet e sotme
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears gjate kohes se depresionit, kur rruajti koken
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears para dy vitesh
Britney Spears ne vitet e arta
Britney Spears me te atin
Britney Spears para dy vitesh
Kjo eshte drejtesia .Kjo eshte shpallur e pa pergjegjshme nga gjykata amerikane dhe me te drejte i eshte mohuar marrja e vendimeve per vete dhe sidomos per femijet e saj.Gjithkush duhet te mbaje pergjegjesi per veprimet qe kryen.
Media ka gjetur nje mundesi te terheqje vemendjen qe te ngreje shitjet dhe fitimin. Pabuksat gjuajne vetem viktima. Britni nuk do jetonte sot nqs i jati nuk do nderhynte… Iku per lesh po nga medja qe ti mundohet ta ktheje prape ne viktime te saj. Bravo gjykatat!!