“Nuk guxon të shkelësh në Shkodër se të hedhin nga Ura e Bunës”, Astrit Hafizi përplaset me Refik Halilin: Ti nuk e do Tiranën, e ke bërë pronën tënde

25 Janar 2021, 20:14Sport TEMA

Astrit Hafizi është përplasur ashpër me Refik Halilin, për deklaratën e këtij të fundit, i cili u shpreh se ish-trajneri i Kombëtares nuk mund të shkelë në Shkodër, pasi e hedhin nga Ura e Bunës.

Hafizi nuk është kursyer aspak ndaj kreut të klubit bardheblu duke e kritikuar për mënyrën se si foli për të birin, Grent Halili.
Në panelin e emisionit “Gol pas Goli”, analisti i futbollit shqiptar u shpreh:

“Mënyra e të folurit të Halilit tregon se çfarë diference kam unë me të. Kush jam unë në Shkodër dhe kush është ai për Tiranën, e tregojnë faktet. Askush s’e jep realitetin si duhet. Edhe nëse mendon se është marrë për gojë familja e tij, ky është ndryshimi që kam unë me të. Nëse do të vazhdosh kështu, e ke marrë në qafë djalin tënd.

Ti je gangrena e klubit. Ti s’e kupton futbollin sepse nuk vjen nga kjo fushë. Kush jam unë në Shkodër dhe kush je ti te Tirana, e kanë vlerësuar të gjithë. Kaq ke, nuk ke më tepër. Ti nuk e do Tiranën, ti e ke bërë pronën tënde”.

5 komente në ““Nuk guxon të shkelësh në Shkodër se të hedhin nga Ura e Bunës”, Astrit Hafizi përplaset me Refik Halilin: Ti nuk e do Tiranën, e ke bërë pronën tënde”

  1. njaci says:

    Astrit Hafizi eshte nje legjende si kur luante fotboll ashtu edhe kur ka qene tranier….. Astrit Hafizi eshte nje njeri i kulturuar dhe i shkelqyer…..
    Sa per Refik Halilin cfar te thuash me pare por mbyllet vetem me IDJOT….. kaq meriton…. hiq dore nga Tirana mor plere….

    1. Drenova says:

      Refik Halili eshte nje injorant si ne futboll,por edhe ne biznes,pa folur ne maredheniet skandaloze qe ai ka patur me te gjithe traineret,futbollistet,tifozet e vet dhe koleget!
      Turpi e mbulofte me kete dallkauk,qe flet si rrugac me nje personalitet te futbollit shqiptar,si Hafizi!

  2. Goni says:

    Astrit Hafizi pervec te kaluares se lavdishme si futbollist eshte intelektual i vertete i kulturuar. Para tij Halili eshte nje hic

  3. Refik Hakari says:

    Astrit Hafizi ban çdo ditë në WC një si surrati yt mor kafshë tironce…

  4. Skenderbegasi says:

    Per se ka te drejte Astrit Afizi.
    Kam ndjekur disa ndeshje te Tiranes.
    Shikoj veprimet e qendermbrojteset Hoxhallari qe kryen pasim te gjate
    te perhershem tek Halili.
    Ne topin e gjate perparsia eshte e kundershtarir, topi nuk eshte I sakte dhe loja eshte e lezueshme
    dhe kundershtari merr masa.
    Perseri per Hoxhallarin ne krahun e
    majte ka Ismailgecin nje lojtar I talentuar dhe njekosisht puntor por Hoxhallari nuk pason pothuajse fare tek ismailgeci
    Kjo mund te vije nga konkurenca ne ekipin kombetar.
    Por me e keqja eshte se trainier nuk
    e korigjon kete dukuri
    Per Ismailgecin nuk eshte ne rolin natural, me aftesit e tija si teknika e stopimit, pasimit, triblimit, dhe shpejtesia e larte mund te bej c’do rol ne mes fushe ose ne sulm me
    mire se ne mbrojte.
    Per Bathen nuk ekziston fare krahe I majte pason vetem djathtas.
    Edhe ky lojtar I lexushem dhe prap
    trainieri nuk korigjon.
    Muca eshte lojtar I talentuar por duhet te korigjohet ne shume aspekte. Triblimin duhet ta beje ne zone te kundershtari (16metershin)
    ku mund te bej golin ose mund te mari 11 metersh dhe jo ne mes fushe. Perseri trainieri duhet te nderhyje.
    Tani per djalin e presidentit.
    Nuk ka shpejtesine max
    Fazen mbrojtese dhe sulmuse I ka
    te debra
    Mban topin me shume sec duhet.
    Rim se njeh aspak profesor Astritin
    Njeri I kulturuar, prefesjonist dhe nje familje e mbrekullushme shkodrane.
    Shiko problemet e mesiperme te Tiranes Rim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje