E ndërroi tytën e pistoletës më 21 Janar? Flet për herë të parë ish-komandanti i Gradës: Qëllova në ajër

26 Janar 2021, 07:59Kronika TEMA

Ndrea Prendi, ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, ka folur në emisionin “Opinion” për vrasjet e ndodhur në protestën e 21 janarit 2011.

Prendi thotë se garda ka hapur zjarr vetëm në ajër dhe nuk ka pasur persona të etiketuar për t’u qëlluar me armë zjarri nga Garda.

I pyetur në lidhje me ndërrimin e tytës së pistoletës së përdorur prej tij në protestën e 21 janarit, ish-komandat i Gradës tha se për këtë gjë është akuzuar shoferi i tij.

Sipas Prendit, shoferit  i është bërë presion nga Prokuroria dhe ai ka bërë një deklaratë të pavërtetë.

Pjesë nga intervista

Ju thatë që Garda ka qëlluar në ajër apo jo?

Ndrea Prendi: Garda gjithë kohës ka njoftuar me megafon, është mbrojtur nga goditjet me gur dhe ka respektuar nenin 25 të ligjit për përdorimin e armës së zjarrit.

Po ka qëlluar ballë për ballë, rasti i Llupos ka qenë ballë për ballë.

Ndrea Prendi: Në gjykatë ekspertët kanë nxjerrë që ka qenë rikoshet…

Janë vrarë 4 persona jashtë rrethimit që Garda duhet të mbronte?

Ndrea Prendi: Nuk ka asnjë goditje nga garda për persona të veçantë që të jenë etiketuar për ti goditur… garda ka hapur zjarr vetëm në ajër.

Ju personalisht keni qëlluar? Nga pistoleta juaj mendohet se ka humbur jetën njëri nga protestuesit

Ndrea Prendi: Në situatë tepër të acaruar unë kam qëlluar në ajër.

Pse është ndërruar tyta e pistoletës tuaj më pas?

Ndrea Prendi: Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i  është bërë presion nga Prokuroria që të deklaroj atë që nuk është e vërtet, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë.

Po kush e ndërroj tytën… ju po bëni përgjegjëse Prokurorinë?

Ndrea Prendi: Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.

Sipas jush 4 persona janë vrarë vetëm me plumba rikoshet?

Ndrea Prendi: Ajo është detyrë e Prokurorisë, unë them që hetimi për 21 janarin nuk është bërë

6 komente në “E ndërroi tytën e pistoletës më 21 Janar? Flet për herë të parë ish-komandanti i Gradës: Qëllova në ajër”

  1. KAPELJA VLORE says:

    TI BASTARDI I MALOQERISE DUHEJ TE ISHE VARUR PREJ KOQESH.TI LANGARAQ E MENDER “KOMANDANT” I GARDHIT TE REPÜBLIKES SE BANANEVE TE VICIDOLIT MBASE TE VJEN ORA E NGORDHJES.VEMJE SI TY E LLUPARET E USHNJES NA I TRAZOJNE ZORRET.

  2. Arbert says:

    Nuk e kuptoj se cfare Duan te nxjerr in nga kjo histori emisionet qe behen. Neser e ka rradhe Llupo qe vrau 2 prej Tyre. Ne vendin qe njerezit vriten per nje llaf goje apo pse me shef, nuk ka problem se Garda e famshme vrau 4 vete me duar ne Xhepa, I pushkatoi PA meshire. Ju tregoni shqiptareve fytyra e urryera te vrasesve? Ate dite vrate per te mbajtur vendin e punes, se ju vinte urdhri nga lart, qelloni. Eshte absurd qe keta bastarde qe vrane njerez justifikohen neper TV. Te gjithe e dine kush ju urdheroi te vrisni dhe Mos tregoni traplliqe me Zona portokalli apo te kuqe. Deshmia qe ju djeg ju eshte Ajo e gardisteve qe u larguan e flaken armet ate dite, por do dalin e do deshmojne edhe ata per urdherimin e vrasjeve..

  3. Mantho says:

    Si mundet qe nje njeri ta dije perpara se cfare do te thuhet dhe megjithate shpenzon nje ore te plote te degjoje dy veta fatkeqe njeri qe quhet gjeneral dhe tjetri qe quhet gazetar, pra, si mundet qe dy veta kane marre persiper te mos thone asgje dhe ty, dmth, mua, nuk me vjen turp qe rri e degjoj?! Mundet! Mundet, mundet. Bile eshte kenaqesi te bindesh edhe nje here se c’mut gazetar eshte Blendi Fevzi Bregas Toptani!

  4. ...gjalle qenka ky ?.....nje kafe ... says:

    ….i jepni.

  5. Niku says:

    Ku eshte shqipua i legjendave te rreme, por qe te vret me buke ne goje per pese aspra, ndersa tani rri si pule e lagur para krimineleve qe i bejne karshillek…???!!! Ku jane “HAKMARRJET LEGJENDARE” te “burrave te maleve” (malokerise-soj i Berishes), qe u bene pula frigoriferi…??? Te gjitha genjeshtra “historie” alla Xhufi e Marin Mema…, per GLORIEN e shqipove, qe thjesht na dalin luftetare-hysmeqare te cdo lloj pushtuesi, per kocka dhe nje gavete me grosh-pilaf dhe me premtime per pasuri e prona te te tjereve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje