Ndërtuesit në Shqipëri paralajmërojnë rritje të re të çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.
Në vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në zonat e periferisë u rritën 20% krahasuar me 2019-n.
I ftuar në “Wake Up”, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishaj theksoi se kërkesa për banesa në zonat periferike u rrit pas tërmetit, sidomos për apartamente në pallate të ulëta.
“Rritja e çmimit shpjegohet me kërkesën që ka. Pra, nëse flasim për rritjen e çmimeve, nuk është e vërtetë që çmimet do të rriten kudo, sidomos zona e qendrës, e cila ka shkuar drejt çmimeve maksimale. Pra, nuk është se pritet një rritje në zonën e qendrës.
Pritet rritje në zonat periferike të Tiranës, për dy faktorë: E para, sepse ka një rritje të kostos së ndërtimit, si rezultat i pandemisë dhe vështirësisë së furnizimit me lëndë të parë. Ne kemi rritje të çmimit të lëndëve të para. Jo më larg se para një muaji ka një rritje me 30% të hekurit, e cila sigurisht do pasqyrohet.
E dyta, sivjet ka pasur goxha investime në fushën e ndërtimit si rezultat i futjes së shtetit në ndërtimet dhe riparimet e reja për shkak të tërmetit, të cilat bënë që fuqia punëtore në Shqipëri të mos jetë e mjaftueshme. Kjo ka bërë që të kemi edhe rritje të çmimit të fuqisë punëtore.
Bëhet fjalë në zona si ajo nga Tegu, ku ka pasur kërkesa. Pas tërmetit është rritur kërkesa për vila dhe ndërtesa të ulëta”, tha ai.
Apo Mafia rreth Shqipnis dhe e Ambasadoreve ,
dhe ja len me qira pastaj po shqiptareve ose dalngadal vijne Kolonet e huaj .
Nji Taktike qe po zbyth shqiptaret nga Shqiperia ,
fenomen ( i mbajtjes se Cmimeve te Jetese ne ato Nivele qe shqiptari
mos t’i perballoj dot dhe largohet e vendin e tin ta zene Te Huajt ! )
Jane Politika shperngulje ,pamvaresishte se dikujt aty mundet ti duket dicka normale ,
duke e justifikuar me brockullat e asaj shoqerie mashtruese aty ,
se jetojm ne Tregun e Lire e bojm cte duam me cmimet !!!!!
Nqs ky Shtet nuk shtrengon sumen ,shume shpejt do kemi ndryshim identiteti te popullsise ne ate vend .
Sherbimet jane top ,parkime me bollek ,autobuzi tek dera e shtepis cilesia njesh prandaj blini o burra se mbaruan ,a se harova dhe pune ka plot
Me keye mynyre si eshte qeberisur Shqiperia keto 30 vjet ,mbas nja 70 vjetesh nuk e di nese do ekzistoje me Shqiperia.
Shqiptaret po ikin perdite pra tkurrje kolosale nuk justifikohen ndertimet
Nqs do kishte nje administrate te pa korruptuar ne shqiperi pallati me i ri duhej te ishte 10 vjec per faktin se ndertimet behen kur ka rritje popullsie jo tkurrje
Vetem pastrimi i parave e justifikon kete masaker