Zhdukja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli, ka bërë që në Shqipëri të vijnë ekspertë nga vendi fqinj. Ata kanë shkuar fillimisht në Policinë e Pukës ku kanë parë nga afër makinën e djegur që përdorte 45-vjeçari.
Këto janë pamjet teksa hetuesit nga Italia po shohin nga afër automjetin Skoda që përdorte Pecorelli.
Ekspertët italianë janë drejtuar më pas në zonën ku u gjet i djegur automjeti, në fshatin Gjegjan pranë Pukës për të bërë një vlerësim të vendngjarjes. Hetuesit italianë i ka shoqëruar Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Teksa janë në pritje të analizës së AND-së për të kuptuar nëse eshtrat e gjetura brenda makinës së djegur janë të Davide Pecorellit, autoritetet shqiptare nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë se pse mori flakë makina e marrë me qira nga biznesmeni italian.
Prokuroria e Peruxhias e ka regjistruar ngjarjen si vrasje, ndërsa mediat në Itali kanë hedhur dyshime se 45-vjeçari mund të jetë grabitur dhe vrarë përpara se makina të merrte flakë.
Ngjarja është mbuluar me mister dhe hetuesit kanë në dorë shumë pak prova për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Davide Pecorelli u zhduk më 6 Janar në zonën e Pukës. Ai qëndroi për 2 netë në një hotel në zonë dhe kur po kthehej humbi gjurmët. Pecorelli po hapte biznese kozmetike në Shqipëri.
Duhet të ndodhet te shteti fqinj.
Boll me lepirjet e prapanicave te te huajve. Shqiptaret vriten me Itali dhe qeveria italiane i mbyll ceshtjet pa zgjidhur dhe pa i fhene llogari Shtetit Shqiptar.Ky eshte kolonizim i peshtire.Rdofre Enver Hoxha
Sepse shumica jane vrasje mafiozesh qe ndodhin mes Shqiptareve ne Itali.
Nderkohe qe ne kete rast kane qene vet Shqiptaret qe kane kerku autoritete italiane.
Gjithsesi ne thelb me ty jam.