Infektohet me koronavirus Luigi Soreca, ja gjendja e tij shëndetësore

28 Janar 2021, 18:22Sociale TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është infektuar me covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Soreca, me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se sot tamponi i ka konfirmuar se është infektuar.

Më tej Soreca shkruan se është mirë me shëndetin, bashkë me familjen e tij.

Ai ka deklaruar se është vetë izoluar ndërkohë që ka bërë apel për të gjithë që të ruhen nga virusi.

“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID19.

Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vet-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punëne përditshme me BE-në. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!”

2 komente në “Infektohet me koronavirus Luigi Soreca, ja gjendja e tij shëndetësore”

  1. Nuk e di nese ka bere testin edhe edhe Romina Kuko?

  2. Kim été says:

    Deri në vitin 2000 Italia ka qënë për ne si Kosova, por më pas filluan ta dredhin bishtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje