Pse u infektua Pipero pas vaksinimit? Përgjigjet mjeku Koraqi

27 Janar 2021, 22:00Sociale TEMA

Mjeku mikrobiolog Andi koraqi ka folur në Ditari në A2 CNN edhe për prekjen nga koronavirusi të mjekut Pëllumb Pipero pas marrjes së dozës së parë të vaksinës në vendin tonë.

Në këndvështrimin e tij Koraqi thekson se të gjitha vaksinat kanë për qëllim prodhimin e një virusi që nuk shkakton sëmundje, por trupi e njeh si virus si agjent patogjen ARN mesazhere.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me termin infektim. Unë dhe Pipero kemi bërë një vaksinë që përmban një pjesë të një virusi që futet në organizëm dhe amplifikon veten e vet, që përkthehet në proteinë dhe antigen për prodhimin e antitrupave.

Qëllimi i të gjithë vaksinave me virus të dobësuar dhe ato me teknologji më të re si Pfizer me ARN kanë për qëllim prodhimin e një virusi që nuk shkakton sëmundje, por trupi e njeh si virus si agjent patogjen ARN mesazhere.

Qelizat që e kanë prodhuar këtë Spike çahen dhe bashkë me proteinat Spike dalin pjesë të ARN-së së virusit dhe nëse bëjmë një analizë PCR ne shohim këtë pjesëz ARN që është e njëjtë me atë që është futur në qelizë. Mund të mos ketë dedektuar praninë e qelizave, por të ARN mesazhere”.

Megjithatë shprehet Koraqi kjo mbetet për t’u provuara pasi nuk ëhstë raportuar në raportet e Pfizer. Sipas tij kur merr dozën e parë individi nuk është 100% i mbrojtur.

“Kjo është për t’u provuar se nuk është raportuar në raportet e Pfizer. Kur bën dozën e parë individi nuk është 100% i mbrojtur dhe mund të infektohet”.

1 komente në “Pse u infektua Pipero pas vaksinimit? Përgjigjet mjeku Koraqi”

  1. USA says:

    Ore professor i leshit Edhe pas dozes se dyte mund te infectohesh vaccina nuk esht prezervativ qe ndalon virusin. 95 % e te vaksinuarve nuk zhvilllojn senundje ose form e lehte. Pas dozes se pare ne dy jave 50% mbrojtje. Mjere shqiperia per sto mjek e professor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje