Mjeku Andi Koraqi: Vendi ynë nuk ka kapacitete të zbulojë variantin e ri të koronavirusit

27 Janar 2021, 21:16Sociale TEMA

Mjeku mikrobiolog Andi Koraqi ka hedhur poshtë zërat për zbulimin e një varianti të ri koronavirusi në vendin tonë. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të bërë sekuencimin e materialit gjenetik të koronavirusit.

“Në dijeninë time është e vështirë të themi që kemi një lloj të ri të koronavirusit. Kapacitet nuk janë të mjaftueshme për të kapur mutacionet që pëson koronavirusi. Që të kapim një mutacion apo variant të ri duhet të bëjmë sekuencimin e materialit gjenetik të koronavirusit. Për momentin nuk nuk e bëjmë këtë lloj analize dhe është e pamundur ta kapim nëse kemi një lloj të ri koronavirusi. Sekuencimi është një analizë tejet e shtrenjtë dhe e vështirë”.

Koraqi sqaroi edhe mutacionet gjenetike të virusit, sipas tij ai britanik ka ndryshuar ndryshuar 29 çifte bazash dhe mund të ndryshojë edhe shfaqjet klinike.

 “Të gjitha qelizat kanë sekuencë të acideve nukleike dhe janë mutacione të vogla që nuk ndikojnë në fytyrën e qelizës por ka edhe të mëdha që ndryshojnë fytyrën e qelizës. Mutacionet britanike janë të mëdha kanë ndryshuar 29 çifte bazash.  Mund të ndryshojë edhe shfaqje klinike. Deri tani është në studim e sipër. Sot është raportuar  që nuk humbet shijen e nuhatjen, por pjesa tjetër e klinikës është e njëjtë. Ndryshim tjetër është edhe ai i përhapjes më të shpejtë. Nga ana tjetër nuk raportohet që këto ndryshime të cenojnë efektshmërinë e vaksinave dhe antitrupave”.

Sipas Koraqit, zbatimi i rregullave si mbajtja e maskave, higjiena dhe distancomi shoqëror kanë qenë të efektshme për të parandaluar gripin sezonal, por jo të efektshme për koronavirusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje