FAKSIMILE/ Bashkia Tiranë përgënjeshtron Ina Zhupën: Familja Nozlli përfituese nga programi i rindërtimit, mund të paraqitet të lidhë kontratën

27 Janar 2021, 16:47Sociale TEMA

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikoi rastin e familjes së Riza Nozllit nga fshati Gropje, në Vaqarr.

Zhupa tha se familja është skualifikuar nga procesi i rindërtimit, por në fakt, sipas dokumenteve të publikuara nga Bashkia Tiranë e vërteta është ndryshe.

Familja Nozlli është përfituese nga granti i rikonstruksionit për kategorinë DS2 të dëmtimit nga tërmeti. Kjo vërtetohet nga VKB nr. 73, datë 19 qershor 2020. Por, edhe pse është shpallur përfitues, kryefamiljari Riza Nozlli nuk është paraqitur ende në zyrat e Njësisë Administrative Vaqarr për të vijuar procedurat e mëtejshme dhe për firmosjen e kontratës së përfitimit.

Nga qershori i vitit të shkuar, mjaftonte që Riza Nozlli të paraqiste dokumentet përkatëse të kërkuara për lidhjen e kontratës dhe menjëherë do të merrte paratë për rikonstruksionin e shtëpisë ku jeton sot.

Nga ana tjetër, edhe pse nuk është paraqitur për të lidhur kontratë, familja Nozlli nuk e ka ankimuar VKB nr. 73, në mënyrë që të bëhej rivlerësimi siç e kërkon ligji, brenda 5 ditëve nga miratimi i listës së përfituesve.

Megjithatë, familja e Rizait ka ende kohë për t’u paraqitur pranë Njësisë Administrative Vaqarr për të lidhur kontratën dhe tërhequr paratë për të rikonstruktuar shtëpinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje