Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta anestezisti i njohur

27 Janar 2021, 19:46Sociale TEMA

Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer prej kohësh me profesionalizëm në radhët e bluzave të bardha.

Lajmin e ka bërë publik Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një postimi në facebook ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të mjekut.

Postimi i plotë:

Me dhimbje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te kolegut dhe mikut prof.Aleksander Hoxha!

U prehsh ne paqe profesor i dashur! Ngushellimet me te sinqerta familjareve dhe te afermve!

Qofsh i parajses mik i nderuar!

4 komente në “Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta anestezisti i njohur”

  1. Free says:

    Merrni valsinen nga Kina se do ngordhni si miu. Vjen vera dhe do vijne variantet e reja dhe bohet nami prap. Po vazhd te prisni nga Brukseli tullumin do merrni deri ne shtator.

  2. Popa says:

    U.prefsh ne paqe profesor dhe mjek i nderuar.

    Zoti qofte me ty.

  3. Afrim Dangellia.Psikiater says:

    Ngushellimet me te sinqerta per kete koleg mendje ndritur
    qe iku dhe na la papritur. Yjet po rrallohen. A do te zevendsohen
    dot valle ?!

  4. emigrante says:

    Ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje