KESH informon për situatën në Kaskadën e Drinit: Kuotat e hidrocentraleve, energjia që po prodhohet dhe shkarkimet

28 Janar 2021, 10:21Ekonomia TEMA

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informon lidhur me gjendjen në hidrocentralet e Drinit.

Sipas KESH, nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

-Hec Fierzë 290.58 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd )

-Hec Koman 172.85 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd )

-Hec Vau i Dejës 74.55 mmnd ( kuota max. 76 mmnd )

Prodhimi në të tre Hec-et është :

-Hec Fierzë, 8.400 MWh (ditor)

-Hec Koman, 13.587 MWh (ditor)

– Hec Vau i Dejës, 4.320 MWh (ditor)

Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 975 m3/s.

Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

– Hec Fierzë – 476 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

– Hec Koman – 673 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.

– Hec Vau i Dejës – 441m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.

KESH deklaron se do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave,  furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje