Kryebashkiaku Veliaj, nga lagjja e re “5 Maji”, ku ishte për inspektim së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj, rrëfeu edhe një bisedë që kishte patur sot me një anëtar të PD, i cili hyri në shtëpinë e re, të sapondërtuar.
“Është hera e parë – tha – që është bërë një projekt kombëtar dhe njerezit nuk janë ndarë ne të majtë dhe të djathtë. Pra, kur e vlerëson edhe nje anetar i PD, do të thotë se ky proçes eshte bërë korrekt, pavarësisht pengesave që kemi pasur”, u shpreh Veliaj.
Ndërsa, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vuri në dukje se opozita në asnjë pikë të programit të saj që prezantoi sot, nuk përmendi rindërtimin.
“Opozita nxorri sot pseudo-progamin e vet dhe asnjë fjalë për tërmetin dhe rindërtimin. Që do të thotë se njerëzit që janë jashtë do ngelen jashtë. Asnjë rresht për rindërtimin”, tha Ahmetaj.
Te tha, na mbill nje peme, o lali.
nje peme vlen me shume se ty o dega sepse ske rrenje.
Ju talli me pemët e Lalit, por nuk e kuptoni sa të dobishme dhe sa vlerë kanë ato në të ardhmen.