Rama: Nga e hëna do të fillojë furnizimi me vaksinën Pfizer. Kemi 3 skenarë vaksinimi

30 Janar 2021, 10:28Sociale TEMA

Nga Korça ku ndodhet për një bashkëbisedim me qytetarët kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e hëna do të fillojë furnizimi me vaksina nga kompania Pfizer, fillimisht me doza më të vogla sesa është premtuar. Rama theksoi se qeveria është pranë finalizimit të kontratës me Astrazeneca.

“Ne ia dolëm të dalim nga rrethimi i skemës që u lanë jashtë BE arritëm të kemi kontratë me Pfizer drejtpërdrejt pa pritur të vijnë vaksinat nga Covax dhe nuk dihet se kur do të fillojë.

Kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë dozat e rinovueshme do të duhej të kishin ardhur 10 mijë doza në fund të janarit. Për shkak se nuk as ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja dhe Pfizer bëri spostim në kohë nuk i patëm në kohë vaksinat, po kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizimi nga Pfizeri ditën e hënë.

Shpresoj të mos marrim njoftim tjetër por është konfirmim do fillojë me sasi më të vogël se e premtuara por sasitë do të rriten shpejt.

Jemi afër dozës së dytë për ata qëë e kanë marrë dhe jemi pranë finalizimit të një kontrate me Astrazeneca. Kemi filluar kontakte paraprake për të zënë radhën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se janë gati 3 skenarë për vaksinimin e popullsisë, i pari është 14 muaj, i dyti 18 dhe i treti 22-24 muaj, por që të gjithë vaksinuesit do të trajnohen.

“Plani është me 3 skenarë vaksinimi për 14 muaj do fillojë trajnimi për ta që do të vaksinojnë do informim dhe trajnim. Skenari tjetër 18 muaj dhe i treti 22 ose 24 muaj. Jam optimist që do jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”, u shpreh kryeministri.

Duke përmendur rastin e sanitares së Shefqet Ndroqit, Rama theksoi se mund të ketë ehde raste të tjera, pro që nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve dhe në këtë periudhë të jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të të gjithë botës:

“Ka raste që janë të neveritshme si rasti i sanitares te “Shefqet Ndroqi” por edhe raste të tjera por edhe 30 raste të jenë nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve dhe në këtë periudhë të jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të të gjithë botës”.

1 komente në “Rama: Nga e hëna do të fillojë furnizimi me vaksinën Pfizer. Kemi 3 skenarë vaksinimi”

  1. Kim été says:

    Vaksinimi do bëhet deri në përfundimin e plotë ,por duhet theksuar që ata që marrin dozën e parë, ta kenë gati dozën e dytë apo të tretë, pasi s’vlen gjë e para po se more në kohë të dytën (3 javë të mos gaboj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje