VIDEO: Partizani i pafat, balta shpëton Vllazninë

31 Janar 2021, 18:43Sport TEMA

Sytë ishin nga Partizani-Vllaznia, skuadrat kryesuese të kampionatit që u ndanë në barazim pa gola.

Shkodranët ruajnë diferencën prej 9 pikësh me të kuqtë, ndërkohë që javën e ardhshme presin Laçin dhe do tentojnë të fitojnë dhe ta nxjerrin nga gara për titull.

Shkodranët e nisën me vrull ndeshjen me Partizanin, me Krymin që “kërcënoi” i pari dhe më pas Imeri.

Alban Hoxha ishte shpëtimtari i “demave”, ndërkohë që më pas rastet ishin të pakta dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat u ndëshkuan me kartonë të kuq, me Bitrin dhe Krymin që lanë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë.

Mala iu afrua golit për Partizanin në minutën e 72-të, kurse në minutat shtesë balta shpëtoi Vllazninë. 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje