Bledi Çuçi: Dosja për Klodian Rashën do shkojë së shpejti në gjykatë

3 Shkurt 2021, 08:40Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se dosja për Klodian Rashën që u vra nga një efektiv policie shumë shpejt do të shkojë në gjykatë.

“Në rastin e Klodianit mund t’ju them që dosja penale për vrasjen e Klodianit do të shkojë në Gjykatë shumë shpejt nga Prokuroria.

Mund tju them që 90 përqind e dosjes që ka prokuroria është shqyrtuar nga SHÇBA, që është strukturë e Ministrisë së Brendshme. Procedurialisht është e mbyllur me prova shkencore”, tha Çuçi në nje emision televiziv.

Në lidhje me dhunën e ushtruar nga polciia te Teatri Kombëtar, ministri tregoi se janë 5 dosje në prokurori, ndërsa shtoi se edhe ai nuk ndjehet komod kur ka përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

“Mos kujtoni se unë si Ministër i Brendshëm apo si politikan apo qytetar ndjehem komod kur shikoj skena të përplasjes së policisë me qytetarët.

Në lidhje më përcaktimin se sjellja e policisë është në tejkalim të kompetencave apo jo, këtë e vendosin insitucionet përgjegjëse që ka shteti.

Nga ajo ngjarje janë 5 dosje në Prokurorinë e Tiranës që po shqyrtohen.

Dhe një ndihmë të madhe ka dhënë organizma brenda Ministrisë së Brendshme për të ndihmuar prokurorinë”, u shpreh ministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje