“Kemi raporte të mira, sepse ai e njeh vetminë”! Fatos Nano i përgjigjet Edi Ramës: Eshtë i vërtetë

4 Shkurt 2021, 21:36Politika TEMA

“Me Nanon kam një raport të mirë sepse ai është i vetmi që e di se sa vetmi ka në zyrën e kryeministrit”.

Ish-kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur mbrëmjen e së enjtes për herë të parë kësaj deklarate të Edi Ramës.

I pyetur nëse ky konstatim është i vërtetë, Nano tha:

“Në thelb është e vërtetë sepse Kryeministri apo drejtuesi i një mazhorance ka barrën dhe peshën për të vendosur në fund.

Sado të konsultohesh, goditjen e fundit do ta japë vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës për zgjidhjen.

Pra nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Në momentin e fundit duhet ta ndash i vetëm përgjegjësinë e vendimit”.

2 komente në ““Kemi raporte të mira, sepse ai e njeh vetminë”! Fatos Nano i përgjigjet Edi Ramës: Eshtë i vërtetë”

  1. Kryetari i parlamentit says:

    GJALLE QENKA KY RRUGACI

  2. 1962 says:

    Rrugaci i sateme ,o fshatar i pa gdhendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje