Nga Blendi Kajsiu
Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramës do të çojë në vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Për këta zëra, nëse Rama sot është autoritar, nesër, me një mandat të tretë, do transformohet në diktator të tipit Erdogan.
Është një shqetësim i arsyeshëm. Një mandat i tretë për Ramën nënkupton shkatërrimin politik të opozitës PD-LSI. Nëse edhe sot opozita nuk arrin të kontrollojë dhe kufizojë pushtetin e Ramës, është e imagjinueshme se çfarë mund të ndodhë nesër.
E, megjithatë, shqetësimi i një diktature “Rama” bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, supozon se shkatërrimi i opozitës do të prodhojë forcimin e pushtetit të Ramës. Së dyti, i njeh Ramës një mbështetje të thellë popullore që ai nuk e gëzon.
Ideja se opozita është themeli i një sistemi pluralist përbën një nga konceptet bazë të teorisë demokratike, sidomos asaj të zhvilluar nga i famshmi Robert Dahl (Poliarkia). Problemi është se teoritë klasike e merrnin si të mirëqenë ekzistencën e partive politike që kanalizonin dhe përfaqësonin grupe të ndryshme interesi.
Ama, në ditët e sotme në Shqipëri, dhe përtej saj, partitë politike e përfaqësojnë gjithnjë e më pak shoqërinë. Jo rastësisht, ligjërimi antipolitik ka kulmuar edhe në demokracitë më solide të botës. Po të shikojmë sondazhet e fundit, shumica e elektoratit nuk identifikohen as me PD-në dhe as me PS-në.
Në këto kushte, partitë politike kthehen në organizma që u shërbejnë interesave të ngushta dhe kanalizojnë apo përfaqësojnë pak ose aspak interesat e grupimeve të gjera sociale. Në rastin konkret, PS, PD dhe LSI vështirësisht mund të kanalizojë apo artikulojë pakënaqësinë e gjerë shoqërore me korrupsionin dhe kapjen e shtetit pasi janë pjesë themelore e sistemit.
Nuk është rastësi që opozita nuk e gjeneron, por i bashkëngjitet protestës qytetare. Ky fenomen nuk ka të bëjë me paaftësinë organizative të liderit të opozitës, siç duan ta banalizojnë çështjen disa analistë. Ka të bëjë me faktin që opozita është pjesë themelore e sistemit politik, i cili prodhon korrupsion dhe kapjen e shtetit.
Në fakt, roli i opozitës është të legjitimojë pushtetin dhe anasjelltas. Në lojën e bipolaritetit, Ramës i duhet Basha dhe Meta se përballë tyre ai është pa dyshim e keqja më e vogël. Nuk është rastësi që Rama e bëri Metën president pasi e denoncoi si hajdutin më të madh të kombit.
Edhe opozitës i shërben një kryeministër arrogant dhe shpesh jotransparent si Rama për të denoncuar kapjen e shtetit nga oligarkia. Është një sistem politik që mund të karakterizohet si “bashkëqeverisës dhe bashkëfajtor” po të modifikojmë pak shprehjen e famshme të Berishës mbi komunizmin shqiptar.
Por, nuk është vetëm opozita që vuan një krizë legjitimiteti. Popullariteti i Ramës është më i brishtë se sa duket. Nuk është çudi që Rama është më popullor në elektorat se Basha, Meta apo Berisha. Ama, kjo nuk do të thotë se Rama ka mbështetje të thellë në shoqërinë shqiptare.
Ndryshe nga Enver Hoxha, Sali Berisha i viteve 1990-të, apo nga Erdogani dhe Trump në ditët tona, Rama gëzon një legjitimitet politik të cekët. Nuk ekziston asnjë grupim social, klasor, krahinor, gjinor, fetar apo ideologjik që identifikohet thellësisht me Edi Ramën apo që ndihet thellësisht i përfaqësuar prej tij. Ndryshe ndodh me Erdoganin në Turqi apo me Trump në SHBA.
Ndërsa Trumpi dhe Erdogani përfaqësojnë ndarje të thella sociale sot, ashtu sikurse Berisha dje, Rama nuk përfaqëson asnjë grupim social solid. Ndaj, as në gjirin e PS-së nuk kemi Ramista që janë gati të sakrifikohen për Ramën siç kemi Trumpista sot, apo siç kishim Berishista dhe Nanoista dje.
Në këtë aspekt, Rama është një produkt mediatik më shumë se një produkt social, sikurse ka argumentuar me të drejtë analistja Belina Budini. Fuqia e tij buron nga dobësia e kundërshtarit dhe aftësia e tij menaxhuese dhe mediatike.
Ky aspekt i legjitimitetit politik të Ramës injorohet shumë në analizën publike, ku Rama shpesh krahasohet me Erdoganin dhe akuzohet si autoritar dhe diktator. Që Rama i ka të gjitha karakteristikat dhe dëshirën për të qenë diktator, nuk ka dyshim. Ama, diktatura nuk është një fenomen personal, por social.
Ndaj një mandat i tretë i Ramës ka shumë pak gjasa të prodhojë në vendin tonë një diktaturë apo sistem tejet autoritarist si rasti i Erdoganit. Së pari, shkërmoqja e opozitës do t’i heqë Ramës një mekanizëm të rëndësishëm legjitimiteti. Do ta përballë direkt me protestën shoqërore, të cilën nuk mund ta injorojë dhe përqeshë aq lehtë sa Monikën, Lulin apo Ilirin.
Dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si SHBA-të ka qenë protesta shoqërore dhe jo opozita politike që ka prodhuar ndryshimin (mjafton të mendosh lëvizjen e udhëhequr nga Martin Luther King dje dhe Black Lives Matter sot në SHBA). Politikanët dhe analistët tanë elitistë kanë tendencën ta përçmojnë shoqërinë tonë dhe t’ia veshin arritjet e saj elitës.
Ata harrojnë se komunizmin nuk e hodhi as Azem Hajdari dhe as Sali Berisha. Ishin qytetarët e thjeshtë që ikën nëpër ambasada, ishin së pari minatorët e Valiasit me grevën e tyre të përgjithshme, dhe më pas studentët që e rrëzuan regjimin. Por kontributi i minatorëve dhe klasës punëtore nuk futet në studiot televizive, që çdo dhjetor përsërisin të njëjtin emision mbi rënien e komunizmit.
Pothuajse të gjitha momentet kur pushteti abuziv është frenuar apo rrëzuar, që nga 1997-ta deri te protestat kundër armëve kimike apo protestat më të fundit studentore, kanë qenë të udhëhequra nga shoqëria dhe jo nga elitat politike apo mediatike. Këto të fundit ose janë përpjekur t’i përdorin ose t’i zhvleftësojnë ato si të pamjaftueshme.
Në mungesë të një mbështetje të thellë sociale, në mungesë të një opozite të diskretituar që e legjitimon, skandalet dhe degradimi i natyrshëm i qeverisë Rama III me shumë gjasa do të prodhojë reagim të fortë social. Do të jetë pikërisht ky reagim social që do të krijojë hapësirën për daljen e forcave të reja politike.
Ndaj, një mandat i tretë i Ramës me shumë gjasa përbën hapin e parë në ristrukturimin kaq të vonuar të sistemit tonë politik. Që ky ristrukturim të prodhojë një regjim politik më demokratik dhe efikas duhet të shohim përtej pseudodebatit bipolar Rama-Basha/Meta që na ofron media, për të kuptuar ndryshimet strukturore që po ndodhin tek elektorati dhe shoqëria shqiptare.
Kishte humb ky liberali…kshu u shkermoqen kta ca u bene te djathte ekstrem , ca td majte di ky …por leke bene mire ama
Po Kush e Ka problem per hajdute e ilir Metes Lulzim Bashes e Sali Vrasis??? Ta tregoje une njeri me dy pale mend ne koke Jo…. Problemi eshte se per shkaket se Rama eshte i korruptume edhe Ka te gjith administrate dhe Ministrat te korruptume dhe hajduta po mundohet te rridikalizone ose ti Turqizone besimtaret myslimane edhe me shume se qjane ose ne nje pjese te madhe te tyre neper mjet ndertimit te xhamive vendet e pa vende dhe propagandes qe Ben ai vet kundra Evropes dhe perendimi bashke me Erdogani dhe njerzit e tyre ne Shqipri. Ne 90 besimtaret myslimane nuk ishte te rridikalizone siq Jane sote. Ne jemi nje kombi i vogele veq Shqiptare pa Kosoven e Maqedoni Ka qué me shume luftetar ne Siri se sa Turqija. Ne si Shqiptare kemi nzjerre terroristat te dores pare siq ishte ai ne Vjen. As nje here nuk kame degjuare se Turqija te ket te nzjerre nje Terroristat te tille. E pse ndodhe kjo? Une besoje se pse shume prej besimtaret te kominitetit myslimane ne Shqipri kane ngel si peshku ne Zalle dhe nuk e ndjen veten Shqiptare as Evropjane dhe nuk e done qe Shqiprija te shkone drejte Perendimit por drejt Turqise dhe vendeve lindore. Me sa duket edhe Rama po e Ben ket se pse edhe ai vet dhe qeverija e ti Duke qen e Korruptume ju interesone qe te largone nga Perndimi dhe te shkone dretj vendeve Jo Demokratike. Une NUK besoje se Rama e Ka problem dhe e Ben ket per shkaket fese se ti prosonale veq ne qofte se eshte konvertue ne myslimane per shkaket grues dhe Erdoganit dhe eshte rridikalizeu dhe ne NUK e dime ky eshte problemi ….Se nuk besoje se e Ka njeri problem per pd e lis per disa organizata te korruptume e mafjoze
Titulli vetshpjegues dhe e kunderta e cfare ka per qellim ky titull tipik ErdoganasRamas.
=
PPSH ( PD +PS+ LSI)
Ka dhe nje problem tjeter po aq problematik. Ndotja e gjuhes shqipe dhe keqperdorimi i saj nga “Shqiptare”
Titulli vetshpjegues dhe e kunderta e cfare ka per qellim ky titull tipik ErdoganasRamas.
=
PPSH ( PD +PS+ LSI)
Do te jete nje NDER I MADH per Shqiperine te shkermoqen te gjithe keta figura te urruera.
Gjasat jane vetem per LSI , ndersa PS bashke me PD.
Analize qe te bind !
Analizat e Kajsiut jane interesante. Ka nje shikim te vetin, krejt te vecante. Ndryshe nga analistet e rendomt, qe dalin neper studio dhe perseritin veten.
Rama eshte zgjedhja e duhur ne politiken aktuale.
Saliu, Iliri dhe produktet e tyre Luli edhe Monika jane
tejet te konsumuar dhe te pa afte , te pabesushem ne
elektoratin e tanishem shqipetare.
Te gjithe jane nje bajge e madhe, edhe Rama ty pret te cilit merr rrogen si komentues.
Te gjithe qe permende jane plehra, por edhe Rama eshte tejet i konsumuar.
Problemi me i madhe eshte Turqezimi dhe rridikalizm i vendit siq e thote edhe nje komentuse me siper se pse ne te ardhmen ndoshta Jo shume te larget do Kemi shume problem me terroristat por Rames me sa duket nuk.i interesone fare se pse keti i interesone veq pushteti sote dhe Kure keta besimtaret te rridikalizone ne xhamite qe Jane ndertuane dhe po ndertone nga Turqija te vazhdone dhe te vjedhin njerzit ne Rama nuk do jet kryminister e ndoshta as ne ket bote se tani po hjedhet Fara e keqe dhe pastaj do ta korrim
po te ishte rama Erdogani Shqiperia do te prodhonte edhe helikoptera. ky ka sjell vetem degjenerim ne Shqiperi.
Nuk kam cfare ti shtoj me teper komentit.
Eshte fyese per vet Erdoganin te krahasosh Ramen me te.
Edhe pse ka nje propagande teper te madhe perendimore ( cifute) kunder Erdos, ai e futi Turqine ne fuqite e .medha Boterore.
Turqia eshte nje vend me 30 fishin e popullsise se Shqiperise.
Ka poziten gjeografike me te rendesishme ne bote (bashke me Greqine).
Nuk ka kaluar asnje periudhe komuniste.
Dhe ka shtete satelitor turkmene me shumice, qe shkojne vaj me te dhe jo si Shqiperia me Kosoven.
Turqia i ploteson te gjitha kushtet per te hyre tek fuqite e medha boterore. Ndryshimin nuk e solli Ergodani, por e mbolli Tugut Ozal pas renies se murit te Berlinitm i cili u helmua nga gjeneralet pasi ai po e demokratizonte shpejt Turqine, por mbi te gjitha ishte “Baba” sikurse thirrej Sulejman Demirel, i cili e hapi per boten (ke degju per resortet e Antalias) dhe e strukturoi ekonomine.
Ergodani ka sa merita aq edhe mekate ne forcimin e Turqise, por Demirel i kishte shtuar shinat tashme dhe ishte ceshtje kohe qe Turqia do kthehej ne fuqi Europiane dhe boterore. Erdogan qelloi ne kohen e duhur, ne vendin e duhur.
une nuk jam me asnje por them Rama eshte e kaqja me e vogel e ketij vendi. Sa ka bere Rama keto vite ne pushtet, ska bere PD ne tere kohen e saj. Ne fund te fundit fshati qe duket nuk do kallauz
O Blendo o liberal, produkt mediatik ishte fillimisht edhe Hitleri edhe Erdogani. Rama eshte fiks ne ate rruge. Afer tij hane nje kocke delet qe punojne per 50mije ne shteg
T ose 30mije te oligarket. Studentet dhe te tjeret do emigrojne. BE aq e rruan, “appeasment policy”. Vetem ne rastin e Malit te Zi u terhoq BE. Ndryshimi mes Malit te Zi dhe Shqiperise eshte shume i madh. Po ja shtroni rrugen diktatures. Ps. Ketu je apo ne Kolumbi?
Si je e Blendi ZERDELIA, mire?
JA CKE SHKRUAR NE 27/09/2016, ORA 09:21:
Kryeministri ynë i paditur (titulli i origjinalit)
“Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip, padituria. Me sa duket, Rama nuk dinte se ç’po bënte kur iu kundërvu ligjit të plehrave në opozitë dhe tashmë që erdhi në pushtet, e kuptoi gabimin që kishte bërë nga padituria. Nuk është hera e parë që Rama tregon padituri, ose e thënë ndryshe, injorancë.
Fillimisht iu sul hajduti Ilir Meta. Madje nxorri edhe njerëz në shesh që u vranë duke protestuar kundër korrupsionit metist. Më pas e kuptoi që e kish sulmuar Metën kot dhe bëri aleancë me të për të ripjellur Shqipërinë pa korrupsion. Dhe nuk është se Rama mashtroi shqiptarët. Thjesht ai nuk e dinte se Meta ishte i ndershëm. Pra kish qenë i paditur, ose injorant.
Më pas Kryeministri Rama e mbushi Kuvendin me kriminelë, drogaxhi, tutorë dhe gjithfarë të fortësh që i njihte e gjithë Shqipëria. Kur këtyre iu dolën të palarat në shesh, Rama na tha se nuk dinte gjë, sepse ata certifikatat e pafajësisë i kishin të rregullta. Me fjalë të tjera, Rama na tha se i kishte zgjedhur kandidatët e tij për deputet në padijeni ose injorancë të plotë.
Tani Kryeministri Rama na thotë se ligji i plehrave do na sjellë zhvillim dhe pastërti, duke injoruar argumenat e shoqërisë civile dhe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), se në një shtet me institucione të dobëta dhe krim të organizuar ndërkombëtar, ligji i plehrave është një bombë me sahat. Në kushtet aktuale ky ligj krijon mundësinë e bizneseve të pista dhe fitimprurëse që nën moton e riciklimit të sjellin mbetje të rrezikshme në territorin tonë.
Aq më tepër sot, kur krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri po lulëzojnë. Fatkeqësisht Kryeministri Rama nuk është në dijeni të këtij fakti. Ai mendon se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës është në rënie dhe se aleanca e tij me Metën ka reduktuar ndjeshëm korrupsionin. Përndryshe nuk ka sit ë shpjegohet përse beson se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë importin e plehrave.
Një tjetër shembull që Rama nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është thjesht injorant, ose i paditur, përndryshe na duhet të pranojmë që është mashtrues ose i kapur nga krimi. Problemi është se nëse pranojmë që kemi një kryeministër injorant, se nuk kemi zgjidhje tjetër, atëherë si mund t’i besojmë se ligji i plehrave do na sjellë gjithë ato të mira që na thotë Rama? Nga e di Kryeministri ynë kaq i paditur se çfarë efektesh do të ketë ligji i plehrave? Aq më tepër kur ai nuk di se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është i vetmi person që mendon se Meta nuk është hajdut dhe se në Shqipëri ka rënë korrupsioni e krimi. Se po të mendonte ndryshe, as nuk do qeveriste me Metën dhe as nuk do miratonte ligjin e plehrave. /Panorama
TA NDRYSHOVA MBIEMRIN (JO SI FRUT POR SI EMERTIM) NGAQE EDHE TI KE NDRYSHUAR. PO MIRE BEN TI PERSHTATESH MBIEMRIT, PRA TE MERRESH ME FRUTIKULTURE OSE ME PERPUNIM FRUTASH.
po pse gomar eshte aleati strategjik qe
e ka kufizu presidentin ne dy mandate? !!
nje shprehje thote ” kush kerkon mandat te dyte eshte diktator”
un vetem me ket shkrim ia jap voten opozites ….
po pse gomar eshte aleati strategjik qe
e ka kufizu presidentin ne dy mandate? !!
nje shprehje thote ” kush kerkon mandat te dyte eshte diktator”
un vetem me ket shkrim ia jap voten opozites ….
po pse gomar eshte aleati strategjik qe
e ka kufizu presidentin ne dy mandate? !!
nje shprehje thote ” kush kerkon mandat te dyte eshte diktator”
un vetem me ket shkrim ia jap voten opozites ….
po pse gomar eshte aleati strategjik qe
e ka kufizu presidentin ne dy mandate? !!
nje shprehje thote ” kush kerkon mandat te dyte eshte diktator”
un vetem me ket shkrim ia jap voten opozites ….
Eshte e vertete, ashtu si dhe shkruan, qe Rama nuk ka mbeshtetje ne popull. Nje mandat i trete i tij nuk presupozon ristrukturim te sistemit politik, por shkaterrim perfundimtar te tij. Ky nuk eshte e keqja me e vogel, por eshte fatkeqsia me e madhe qe ka patur drejtimi i ketij vendi. Keqqeverisja e tij ne çdo fushe e ne çdo kohe ka qene e prekshme nga çdo qytetar. Ai shpreson te vjedhja e votes, qe e ka tiparin me te dukshem, me bandat dhe policine e tij politike, por Shqiperia gjithmone ne momente historike, ka ditur te jape pergjigjen e merituar. Ky as tipit Putin-Erdogan nuk I afrohet dot, sepse eshte shume i paafte per te qeverisur. Njohurite e tij ne ekonomi, shtet ligjor, dhe drejtim politik mund te krahasohen me zhgaravinat e tij. Mos mendoni qe shqiptaret nuk kane zgjidhje.
O Kaisia, mos shkruaj “kumbulla” se nuk është stina e tyre tani…Rama nuk behet diktator i frikshëm në këtë kohë, por imagjinojë Ramen nje vit kryeministër në kohën e Enverit: do të ishte më palaco dhe diktator se Mehmet Shehu!
Nje artikull kot e pa kuptim .Petpjekje e kote te krahesosh udheheqesit botrore me tanet.Aq me keq te vesh nenjeren ane salen me udhehe.boterore.Per ne ishte fatkeqesi dhe eshte akoma dalja dhe qendrimi akoma ne politike e sales.Imagjinoni cfare te re do sjelle ne parlament sala.bujar leskaj.mul noka .apo mediu.apo tritani apo gjuwtaret e perjashtuar nga vetingu qe sala kerkon ti beje deputet pse sepse nuk e le reformen ne drejtesi.Do fitoje RAMA NUK DISKUTOHET DHE I BEHET MIRE VENDIT DO LARGOGET LULI BASHA I BEHET MIRE OPOZITES DHE VRNDIT.
As PD dhe me keq as LSI nuk kane bythe te vetme ta mundin Ramen se populli di te zgjedhe por PD nuk merr dot pushtet po nuk u distancua nga Saliu dhe LSI sepse eshte krijuar me jashteqitje…
Edhe nese fitohet nje mandat i tret , edhe nese humbet opozita , jeta e shqipetareve do te vazhdoi , — se paku — ne kete gjendie , s’besoj se mund te jete me keq . Nese opozita humbet , askush te mos shpresoi tek shkaterrimi i tyre ; Sigurisht do kete nje reagim me te fort per organizimin dhe idete e tyre per nje qeverisie domosdoshmerisht me te perparuar , me te organizuar me Evropiane . Qeverisia aktuale , nuk arriti te realizoi , asnje nga kerkesat dhe nevojat e popullit , dhe nukse realizoi asnje nga premtimet qe i dha popullit , qysh ne mandatin e pare , per te cilat mori dhe votat . Problemi per popullin , nuk eshte se kush parti , apo krahe politik eshte ne pushtet , problemi eshte se cili pushtet punon edhe per popullin ; sepse , per veten e tyre –pushtetin– , punon gjithe populli . Tani , Rotacioni eshte nje detyre e domosdoshme , nuk mund te jetohet pa sigurine e jetes , dhe ate pak ekonomi , nese kane . Nuk mund te jetohet me 100 evro per pensionistet , dhe 130 evro per punetoret , –nese jane ne pune — , per 1 700 000 banore . Ky eshte problemi qe qeverisiet tona , nuk e meritojne as per nje mandat , pa lere me ashume .
CESHTE KY COPE MUTI ANALIST
RAMA ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI PER SHQIPERINE RAMA ESHTE LIDER KLASIK NUK ESHTE MALOK PA EDUKAT QE PO SJU.NENESHTROVE TE VRET PO PUNON NE KUSHTE TE VESHTIRA ME PD QE DJEGIN KRYEMINISTERINE DHE NUK KA VRARE NJE PROTESTUES
RAMA NJE KRYEMINISTER QE SHQIPERIA SE KA PARE KURE
Na u zgjua perseri ky Kajsiu-miu. Hahaha C fare nuk ben leku te vrrugu.
RAMA ka vizion, fjalen e flakur ne ere qe asnje analist ”kalibri” nuk e qellon dot KM i detyruar e riciklon serisht dhe ndonjehereduke ribere dhe punen e tyre te bezdisurdhe jo te sakte e fluturon serish mbi fytyra prej zhvegu sa naive te hakerrosura dhe boshe duke e pergojuar kolektivshe ne ambjente publike thenjen e rithene te detyrueshme qe ja kane detyruar ta nxjerre nga goja.,
Po t vij n pushtet partija gangsterre e sal katunarit dhe like fshatit,do plasi emigrim masiv nga shqipnija si n 1991..
Do iki gjith intelekti shqiptar jasht..bilet one way..no returne..
Shkrim shkollaresk.
Sepse nje si Erdogan-i i duhet nje loqe narcizike qe te permbushë axhenden e tij.
po; nje mut jane te gjithe Rama kerkoje tepsin e timonin , ja kerkonte me linden tu i ra defit ; te degjenerume ; hajduta keto parti ; qe hane mute ;me i nxjerr jashte ligjit, te gjithe ;e me i fute ne burg;