Nga Skënder Minxhozi
Fatos Nano nuk ka qenë kurrë një person për t’u marrë lehtë për ato që thotë. Ka bërë shkollë me oratorinë, ironinë dhe aftësinë për të goditur, shpotitur a sulmuar armiqtë jo të paktë rreth vetes. Di kaq shumë, por ka folur kaq pak. Veçse tani që vendosi të bëjë një përjashtim e të dalë nga heshtja e tij proverbiale, duket se tha ca gjëra që duhet t’i kishte thënë më parë e më fort. Më mirë vonë se kurrë.
Që Nano mbetet një socialist i vjetër, kryesocialisti në fakt, kjo është pak por e sigurt. Gabimet jo të pakta që ka bërë, paktet, paqëndrueshmëritë, anët e papërgjegjshme dhe dobësia e qeverisjes dhe karkateri acid që ka treguar ndër vite, nuk e bëjnë gjithsesi hiç më të keq sesa ata që i ka pasur bashkëkohës apo parsardhës. Fatos Nano është mjaft i ri që të ketë pasur mundësitë ta vendosë me qetësi trashëgiminë e vet, në vargun e gjatë të karrierave të konkurrentëve të vjetër e të rinj. E kjo përballje të jep të kuptosh se ai mund të jetë i qetë që ka lënë pas standarde të dorëheqjes e ndarjes së pushtetit, që askush nga të djeshmit dhe të sotmit nuk i barazojnë dot.
Kemi pasur (dhe çmendurisht i kemi ende edhe 30 vjet më pas) politikanë të përgjakshëm si Sali Berisha, hileqarë si Ilir Meta apo personalitete komplekse si Edi Rama, e në këtë listë emrash, ai i Fatos Nanos nuk stonon asesi. Përkundrazi.
16 vjet të shkuara, kur një figurë historike vetëm 53-vjeçare, vendoste të dilte prej vërteti nga jeta politike, një tjetër, sot 75 vjeç, bëhej gati të hynte triumfalist në cmendurinë e tij të rradhës si lider shteti. Përballja me Sali Berishën dhe krahasimi me të, është një ndër padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë Nanos dje dhe sot. E që u bë edhe mbrëmë pas intervistës televizive, kur llumi i medias dhe rrjetit social ji vërsul të dytit në emër të avokatisë së të parit e të tjerëve si ai. Është qesharake fjala vjen sesi disa rroskopë shifrash janë ulur t’i llogarisin këto orë Fatosit edhe kostot e makinës personale. Meqë kanë marrë kalkulatriçen, le të na thonë sa kushtojnë në total dy vila tek Gon Papuli, një vilë në Lalz dhe një apartament në Qerret! Pa llogaritur të tjerat, se shkon shumë lista!
Sot Nanon e sulmojnë ata që dikur bënin kryqin për të, që dikur hidheshin në flakë për kryetarin e partisë apo ata që kanë ndënjur pranë arkivolit të Maries së ndjerë ditën që vdiq, me një pikë loti në faqe, duke u kujdesur që shefi t’i shihte duke qarë. Është leksion jete dhe Fatosi s’ka pse mërzitet fare nga këto mësalla me një mijë faqe që janë gati të bëjnë më të fundit vetëm pse sot kanë inat Edi Ramën.
Fatos Nano nuk i ka borxh askujt nga personat të cilët sulmoi të enjten në darkë. S’i ka borxh Sali Berishës që e futi në burg në kulmin e karrierës politike, duke vendosur një rekord të përbindshëm për Shqipërinë, në agimin e ndërrimit të sistemit. S’i ka borxh as Ilir Metës që me skuthllëqet e tij provinciale bëri lesheli partinë më të madhe politike të Shqipërisë, duke krijuar një monstër që sot duan ta zhdukin nga skena edhe demokratët, edhe socialistët. Fatos Nano nuk
kandidon në 25 prill, por ai ka të gjithë të drejtën e botës për t’ia përplasur në fytyrë të keqen atyre që të gjithë i njohim se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë. Atyre që po e tregojnë këto orë sesa u ka djegur një rrëfim shumë personal dhe vetëm pjesërisht politik.
Nuk na takon t’i qajmë hallin Nanos për atë që ka kaluar dhe as për sulmet donkishteske që po i bëjnë prej mbrëmë. E ka lëkurën të trashë nga karriera politike dhe mbi të gjitha, ka paguar me largim dhe me heshtje për atë që ka bërë keq, jo me pirueta hijenash, si të atyre që s’na u hoqën qafe 30 vjet me rradhë e prapë duan t’i ngjiten pas këtij vendi si Kashai i Pavdekshëm. Në këtë vend ku askush s’di të ikë, Fatos Nano të paktën dha prova se dinte ta bënte kur u bë i padëshirueshëm. “Vërsnikët” e tij të pluralizimit, Berisha e Meta më së pari, po bëhen gati të na thonë se do vijnë edhe një herë në pushtet në emër të të resë më 25 prill. Çfarë dyshje tragji-komike!
Meritojnë të gjithë përbuzjen e Fatosit dhe tonën gjithashtu.
Drejte qe s’ka ku te shkoje, por plehra vendi ka pase , ka dhe do kete sepse ndryshe nuk do egzistonim.
NANP dha nje percaktim te math per dy figuradhe shum relistL
Like Floriri dhe Sali Virusi dy figura qe kan shkateruar Shqiperin, me te koruptuarit me te inkriminuar
Nano I ka percaktuar original sic jan
Prandaj jan edhur ne sulm gjith LLUMI
POPULLI DUHET TE AP SYT KETO FIGURA TI NDESHKOI ME VOT
ATA QE ISHIN JAN PRAP
ME TE URITUR , ME GRABITQARE
KETE RADHE DUHET TE FITOI SHQIPERIA JEPINI GODITJEN VDEKJEPRURESE
Ata bejn sikur e duan shqiperin
Kan hallet e tyre
NANP dha nje percaktim te math per dy figuradhe shum relistL
Like Floriri dhe Sali Virusi dy figura qe kan shkateruar Shqiperin, me te koruptuarit me te inkriminuar
Nano I ka percaktuar original sic jan
Prandaj jan edhur ne sulm gjith LLUMI
POPULLI DUHET TE AP SYT KETO FIGURA TI NDESHKOI ME VOT
ATA QE ISHIN JAN PRAP
ME TE URITUR , ME GRABITQARE
KETE RADHE DUHET TE FITOI SHQIPERIA JEPINI GODITJEN VDEKJEPRURESE
Ata bejn sikur e duan shqiperin
Kan hallet e tyre
Fatos Nano I la shum kesaj politike
Cfar po lene Like floriri dhe Sali Virusi
VETEM UREJTJE VETEM SHKATRIM
Ke shume te drejte,nje gje eshte e vertete se Nano e mbylli shpejt karieren,po ndermjet shume te tjerave la ate model qe e cilesuat-DORHEQJEN-,dikush e vlersoi,dikush nuk e pranoi,po si perfundim iku,po ama PS i beri nje nder te madh,qe nje ordinier si Ilir Meta e nxori jashte formacionit,arsyeja tani dihet,tutori i tij Sali,mbasi e rekurtoi ne 92,mbas ndalimit te tij per protesten e Policanit,e rekurtoi si agjent te SHIKUT dhe i vuri detyre qe te percaje Ps-ne dhe te synoje kapjen e kreut te saj,qe pastaj te alternonin qeverisjen me Saliun,skenar te cilin ja deshtoje Nano dhe ky pastaj u detyrua qe te krijonte shoqaten familjare – levizja e skrapallijve te inatosur-LSI,shoqte e cila mbijetoi ne saje kriminalizimit te saj,kriminalizim qe eshte objekt i hetimeve te BKH-se dhe SPAKUT si dhe partenerve tone strategjik dhe kemi besim se brenda ketij viti do kete filluar punen me keta mostra
Skender Minxhozi – bashke me Mero Bazen, Frrok Cupin dhe Ilir Yzeirin hyjne ne eliten e gazetarise shqipetare.
Ketyre njerezve duhet t’u themi faleminderit, sepse pikerisht kur kishim nevoje per ta, ata u shfaqen me tere madheshtine e talentit te tyre gazetaresk, kunder llumit dhe sharlatanizmit Berishian te Andi Bejtjes, Andi Bushati, Fatos Lubonjes, Armand Shkullakut, per te perfunduar pastaj tek disa tragjiko-komike dhe nen nivelin medioker si Cim Peka dhe Fahri Balliu. Ushtria mediatike e Hitler Berishes eshte hedhur perseri ne ofensive si ne vitin 1944, per te na paraqitur nje Lolo si kryeministrin e ardhshem kukull, dhe nje lecke pazari si aleate te tyre, me nje figure groteske mbrapa tyre – Presidenti me Bllok Blu.
Nuk kemi nevoje te bejme thirrje patetitke si “Zoti e shpetofte Shqiperine”. Zoti, natyra, a kujtdo koncepti apo qenieje qe i faleni, u ka lene ne dore fatin tuaj, dhe u kane dhene edhe udherrefyesit. Ne qofte se deshtoni, mos i kerkoni llogari Zotit, sepse do ju thote: “Cfare dreqin keni? A jua dergova Mero Bazen, Frrok Cupin, Skender Minxhozin dhe Ilir Yzeirin? Vete e zgjodhet te mos i degjonit.”
Shto dhe Carloo Bolino italian me nenshtetesi shqiptare qe me guxim dhe aftesi te larte profesionale i ka dhene aq shume gazetarise ne mbrojtjen e se drejtes dhe demaskimin e korrupsionit .
Bravo Minxhoz!
Pikes i ke rene.Gazetar serioz jo alabak e bythlepires.
Puna esthe se shqiptaret kane shume Halle e pak memorje. E i puthin doren kujtdo qe i genjen se do ua lehtesoje barren e halleve
Nje urim te zemres per kete te vertete historike,………. shkrim i sakte , Ju faleminderit zoti Minxhozi.
Bravo Minxhozi. Gjithmonë e mban stekën lartë.
Mbajne njeri tjetrin Nano Berisha…sa i bien kreditet tek Pd Berishes del Nano dhe e sulmon Berishen e quan tradhtar,kafshe,te pabese dhe atp te Pd me vrap e tek Berisha se po ngjallet nano e vetem berisha e balancon!!! Kaq gje refuzoni ta kuptoni??? Neser i ke te dy ne ndonje vile,ne mos ne surrel dyke pazari ar e duke u zgerdhire me ne!!!!!!!
Nje analize e sakte, e thjeshte dhe shume domethenese.
Falenderime pershkrimin= per rreshtimin pa anesi te fakteve te verteta me te cilat duhet luftuar kunder atyre, qe gjithe jeten e kane perdorur per te prishur qe ne gjeneze idealet e njerezve te ndershem, per nje demokraci perendimore.
Nderkohe , neveri per nje takem te ashtuquajtur “ analist “ , qe vetem perhapin helm dhe vetem helm ne prononcimet e tyre.
Per cilindo njeri te ndershem eshte e pafalshme dhe normal revoltuese histerizmi I refletimeve ofenduese qe i behet opinionit te shprehur nga Z.Nano, bazuar ne jeten dhe aktivitetin e tij politik.
Te vertetat lakuriq te shprehura prej tij nuk mund te mohohen dot nga askush, qe ka jetuar kete periudhe.
Nuk mbulohet dielli me shoshe, thote populli, prandaj dhe monstrat si Bejtja, Gjekmarkaj,Blushi apo hutini Vasili e kompani do te percillen me neveri nga cilido njeri I ndershem ne kete vend, te cilet perbejne dhe shumicen dermuese ne vendin tone.
Si Fatos Nano askush nuk arrin të bëhet ! Bravo Minxhozi ! Analizë e saktë !
Hallall Minxhoz.
Si gjithmone I drejt perderejt ne ato qe thua.
Ke thene gjithcka mbi rroskopet dhe mortjet,gazetar dhe analist,qe kan shit bythen,dhe jan e keqa e madhe e Shqiperis.
Me pelqen pena jote Minxhozi, prandaj jam ndjekesi i juaj ne cdo hap. Ju falenderoj dhe ju uroj me te mirat.
…..ajo cfare mua me beri pershtypje eshte pse u
Intervistua Nano tani…dhe kush e kerkoi te behej kjo interviste….intervistuesi eshte me opoziten dhe me menyren sesi pyeste per Ramen , duke e akuzuar, apo per idhullin e tij (sb) duke evokuar raportet e mira me te ..
…mendimi im eshte qe intervistuesi eshte motivuar nga kampi opozitar ta intervistoje Nanon duke shpresuar qe ai do dilte kunder Rames ( po te kemi parasysh merredheniet e tyre kane qene me probleme ne te shkuaren ) me shpresen qe ai do te jepte te njejtat pergjigje si vite me pare….
Opozita me gjithe anal istet e vet i drejtohet me Rilindje Parties Socialiste dhe meshon ne ate qe Rama e shkaterroi si parti dhe se ka humbur se qeni PS… dmth tju tregoje elektoratit te PS qe ai nuk eshte I denje per ju…kjo interviste do ti bente nostalgic per ish drejtuesin e tyre dhe krijonte percarje….
….duke i bere pyetje provokuese Nanos si ku e gjete pse e solle etj dukej qarte se ai donte te impononte peprgjigje negative dhe nuk e priste qe Nanno te reagonte me superlativa per Ramen dhe se si ai drejton …madje kur disa here nuhati qe pergjigja po shkonte ne te kundert u perpoq ta nderpriste apo nderronte teme…por vetem nje fjale e prere dhe urdheruese e Nanos (si atij qenit kur e urdheron) e beri disa here te ndaloje dhe expresionet e fytyres se tij ishin epike…….
…. prandaj ata sot jane marrosur dhe nuk dine cfare thone… Nano e perforcoi mbeshtetjen per Ramen dhe arriti te binde ndoshta edhe ata te lekundur qe mund te mos e votonin ….
…..
Po ku i coi Tosi gjithe ata qe pati peshtyre per Ramen,ketu e kemi fjalen o Minxhoz,as dhalle as kos.
Fjalia e fundit e këtij shkrimi vlen sa gjithë shkrimi !!!
BRAVO SKENDER.
PERFEKT. SERIOZ E PARIMOR.
JO SI gazetaret halabak te mender opozites.
Bravo Skender. Je shume realist ne ato qe shkruan. Sado ta shajne Nanon, ai eshte vite drite larg nga Saleh kafsha dhe Like floriri. Saleh kafsha dhe Like floriri si afrohen as te maja e gishtit Nanos. Rrefimi i tij ishte nje rrefim shume i sinqerte dhe i hapur. Tregoi te verteten dhe vetem te verteten gjate ketyre 30 viteve. S’ka problem se nuk e pelqyen shpura e Sales apo Ilirit. Populli i thjeshte dhe njerezit qe jane njerez mbi te gjitha, iu rifreskua edhe njehere kujtesa e ketyre viteve te postkomunizmit.
Bravo…..
Fatos Nano, nje figure emblematike e pluralizmit, lider i partise socialiste te sapokrijuar afro 30 vjet me perpara, me te vertetat qe tha e me problemet qe trajtoi, mund te kete sjelle jo pak trazime ne te gjithe anet e te quajtur spekter politik. Por nje gje qe nuk e tha Nano dhe eshte shume e kuptueshme per te gjithe qe kjo: opozita e sotme me Sali e Ilir jane kufoma politike te deshtuara, prandaj s’kane per te ardhur me ne pushtet. Ndonese akoma Saliu komandon ne PD dhe Iliri duket se eshte president, ata jane as me shume e as me pak kartera te djegura. Si te dilte, si te mos dilte ne skene, thjeshte per interesat e tij Fatos Nano, rrota e historise ku ka hyre shoqeria e politika shqiptare nuk kthehet me pas. Kot shpresojne disa se cfare mund te ndryshoje me 25 prill. Gjithcka eshte percaktuar tashme, Shqiperia do te ece ne ate rruge qe ka nisur tash afro 8 vjet. As Fatos Nano nuk ka perse pret qe ti fale a delekgoje ndokush pushtet. PS dhe Edi Rama dijne cfare bejne, edhe kur lozin me figura te tilla te djegura apo gjysem te djegura.
Shume analize e sakte eZ.Minxhozit dhe e drejtepredrejte jo me kulisa I ka prekur te gjitha problemet e 30 vjeteve shkurt. Per ti kujtuar edhe nje here elektoratit te dy Partive qe hajdute ipokrita dhe kreminelat nuk kane vend ne Shqiperi, sice eshte grupi I poshter komunist I sali berishes. Per sa i perkete intervistes se Z. Fatos Nanos e degjova me vemendje dhe tha tre gjera reale e para kame deleguar shume pushtet,kjo tregon qe ka qene liberal,e dyta Ilir meta nuk me mungon.kjo tregon se presidenti yne eshte pa vlere. dhe e treat sali berisha eshte konflitual, keto jane tre gjera te sakte qe degjova nga Z. Nano dhe me pelqyen.O Z. Nano po kujt i mungon Iliri as monikes nuk i mungon e jo ju edhe ne qe sna mungon e sna mungon. Respekte Z.Minxhozi per shkrimin.
Te lumte z. Minxhozi, nje shkrim real me ate qe shikojme dhe deshirojme, ku gjerat thuhen sot nen ate qe ndjejme brenda te vertetes. Te vjen keq qe nen emrin analist, kane penetruar njerez qe brenda vetes kane hilen dhe pabrsine, qe na e shesin si te vertete. Nje neveri per ca njerez qe nuk u pelqen motivi, nuk u pelqen investimi, por u pelqen pagesa qe u premtohet per nje emision, per ta kthyer ne Mision, nje mision qe vetem nje brime degjohet ne fyellin e bushatit apo gjekmarkaj pse jo dhe fevzi e shullaker. E keqja e tyre eshte se, ne momentin qe jane ne misione(emisione), kerkojne te ulin inteligjencen e atyre pas ekranit, ku harrojne se kjo lloj inteligjence prapa ekranit i ka futur hostenin ne prapanice sa ju eshte neveritur prezenca e tyre neper studio.