Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit

5 Shkurt 2021, 13:38Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’,  dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.

Por mbrëmë në ekranin e televizionit, Fatos Nano nuk kishte punë me asnjërin prej këtyre. Ai foli me ata që sot janë shumica normale e shqiptarëve, të cilët mund të quhen fitimtarë, por edhe rrezikohen të jenë ‘viktima’ nesër. E gjithë biseda e Nanos me normalët, prej dy orësh, kishte veç një frazë të shkurtër, fatmirësisht të njohur e të sprovuar në historinë e makabritetit njerëzor. Ai u tha njerëzve ‘kujdes, vigjilentë o njerëz!’.

Julius Fucik, iu drejtua bash kështu popujve të botës, atëherë, në mesin e tmerrit nazist të Luftës së Dytë: ‘Njerëz, jini vigjilent!’. Fucik, një gazetar çek, luftëtar kundër Nazizmit, i burgosur dhe i ekzekutuar nga bisha naziste, as që do të mbahej mend për këto atribute ku u vlerësuan miliona; nëse nuk do të kishte thërritur ‘Njerëz, jini vigjilentë!’.

Edhe Fatos Nano, i ka parë të gjitha rreziqet e burgosjes dhe të ekzekutimit (te vetja a te shokët), njësoj si Fucik, dhe prandaj tha atë që tha dje. Jemi prapë në një pikë të vrullshme: Nga njëra anë vrullon puna ndërtimtare e njerëzve normalë, e në anën tjetër po vrullon histerizmi i atyre që e kanë djegur vendin dy a tre herë, që ia kanë zhytur pronën dhe Drejtësinë, që ia kanë tharë shpirtin, siç tha vetë Nano, me ‘shtatë mëkatet më të mëdha të Biblës’. Këtu, sapo hyri viti 1992, u shkatërruar gjithë ekonomia e ndërtuar për katër dekada; këtu u ndërtua ligji më konfiktual i botës mbi pronën (7501), këtu u ngrit Drejtësia e plepave me servilë, xhahilë dhe injorantë; këtu shteti hyri në krimin e kontrabandës; pastaj në krimin e vrasjes së kundërshtarëve; pastaj plaçkiti djersën e njerëzve përmes skemave piramidale; pastaj ndezi luftën mes individëve dhe mes krahinave ku u vranë e u zhdukën mijëra brenda vitit; u pushtuan zyrat qeveritare dhe u bënë grushte shteti si në Burma dhe u instalua herë pas here terrorizmi politik; qeveria u kap në korrupsion të hapur dhe pas kësaj qeveria vrau protestuesit kundër korrupsionit; 26 të pafajshëm në Gërdec u dogjën si në ferr nga qeveria e korruptuar; këtu u sulmuan me armë institucionet e shtetit dhe paqja e njerëzve; këtu u bënë ‘tramte’ me të huajt duke i falur territore nga atdheu për disa privilegje politike, këtu në post- diktaturë u bë e keqja që mbuloi diktaturën e parë….

Këtu është gjithnjë gati sëpata mbi fatet e kombit. Rrezikun e mbajnë në dorë ata për të cilët Nano dëshmoi mbrëmë publikisht. Ai e vuri gishtin mbi detashmentet e ‘kafshës politike’ Berisha dhe mbi mëkatarin e ‘ligtë’ Meta. Këta prapë duan të kthehen me të gjitha mjetet. Nano u duk se vuri dorën mbi Bibël e mbi Kuran, dhe kërkoi ‘Jini vigjilent!’.

Vigjilenca është e vetmja vegël që ka populli për t’u mbrojtur në kohë të këqija. Zoti ia dha lirinë njeriut me një kusht: ‘vigjilencë e pandërprerë!’ Kështu i tha zoti njeriut, ‘ndryshe nuk ke ç’e do dhe nuk  ke për ta gëzuar lirinë’. Etërit e mëdhenj të Amerikës, që nga udhëheqësi Tomas Jafferson dhe presidenti Andrew Jackson patën thënë se ‘Vigjilenca e përjetshme është çmimi i lirisë’. Rri zgjuar, o njeri!- kështu do të thotë ajo çfarë duhet të bëjë njeriu në kohë rreziku, sepse dikush nuk rri zgjuar; ai që nuk rri zgjuar është kundërshtari yt, është Djalli i cili ka planin A dhe planin B, ‘i cili ecën si luan i zhurmshëm duke kërkuar dikë që të përpijë’, qe cituar Shën Pjetri në Bibël.

Aha, nuk doni të jeni zgjuar natë e ditë?… Atëherë, sipas George Orwell, çmimi i lirisë nuk është më vigjilenca e përjetshme, ‘por është ndyrësia e përjetshme’.

Nuk do të kishim fytyrë të dalim para botës nëse do të na shkelin prapë ata që na kanë shkelur. Ose të pranojmë ‘ndyrësinë e përjetshme’, që mos jetë e thënë!, atëherë.

Mbrëmë Fatos Nano foli si ata që, prej shekujsh, e kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit.

38 komente në “Fatos Nano foli si ata që prej shekujsh kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit”

  1. Agimli says:

    Shkrim serioz dhe i lavderueshem. Degjojeni Frokun eshte mendje e mencur. Analist dhe gazetar me i mire se Fuick.

  2. Tomi Alizoti says:

    Pershendetje Z. Cupi, brilant si gjithmone. Ne koshin e plehrave kesaj here dhe pergjithmone egersirat qe Nano dhe ju citoni…

    1. I drejti says:

      TE LUMTE FROK PER KETE SHKRIM BRILANT.
      MJETE ATA QE NUK E KUPTOJNE. JANE TE DESTINUAR TE VUAJNE DHE TE LEPIHEN PAS KRIMIT.

  3. Shqiptaret komb i heronjeve te lavdishem says:

    BRILANT qe shkelqen ky shkrim mes tymit propagandistik mediatik te atyre qe punojne per varrojen e vendit te shqiptareve, nje varrosje qe ka per shperblim pasurimin e varmihesve dhe kapardisjen e tyre para antishqiptareve me te terbuar. A thua Fraok Cupit iu kthjellua mendja? Te shpresojme. Nese zgjohen intelektualet patriot Shqiperia do ja dali edhe kesaj rradhe ndryshe…

  4. Rrespekt dhe fate qe shqiperia ka zera te tille ,
    patruiote me gjak shqiptari ,qe i duan te miren Shqiperise .
    Nderi i Medies Shqiptare

  5. Rrespekt dhe fate qe shqiperia ka zera te tille ,
    patriote me gjak te Kuq shqiptari ,qe i duan te miren Shqiperise .
    Nderi i Medies Shqiptare

  6. betixho says:

    Gazetar i jashtëzakonshëm!Fenomen.Nuk di ç’farë medalje dhe dekorate i është akorduar këtij njeriu te MADH te Gazetarisë Shqiptare1.Neso JO!!!!!!,TURP.

  7. Trimi says:

    Bravo! Po a mund te votosh GD tek ajo parti e ndyr qe e ka mbush me prostituta rrugesh? Vigjilent njerez, votoni qytetarine.

  8. Dulla i Gjekmarkut says:

    Asnje presje nuk mund ti hiqet analizes tende,je i pa pare.me keta funderrina duhet qe c’do,c’do ore,c’do minut duhet te bertitet me te madhe se kush jane keta funderrina qe duan prap pushtet,bemat e tyre,qe shume sakte ju i pershkruani ne analizen tuaj dhe konkluzioni i tyre se pas intervistes se Nanos ,ketyre haleve do tu shtohen votat,do ta kuptojne me mire me dt.25-26

  9. Bashkim says:

    Je i MADH FRROK por ke shoke si MERO BAZE E CARLO BOLINO SSHQIPETARET JANE ME FAT!
    E KEQJA PO AFROHET SI SKETERRA

  10. Trotski says:

    Respekte Z.Frok.Intervista e Z.Nano ishte nje Thirje reale per Vigjilence .Ishte Thirje kuptimplote per Luften kunder Djallit ,Kunder Sali Kermes dhe Like Hajdutit me Baxhellen me Gopin Shpelle.

  11. Trotski says:

    Respekte Z.Frok.Intervista e Z.Nano ishte nje Thirje reale per Vigjilence .Ishte Thirje kuptimplote per Luften kunder Djallit ,Kunder Sali Kermes dhe Like Hajdutit me Baxhellen me Gopin Shpelle.
    Cfare ke Mo Z.Moderator ????

  12. trendafili Permetit says:

    Po çfare ti theme une ketij “malokut” ! I ka lindur mendja e shqiptarizmes bashke me trupin, u rrit e zhvillua dhe sot na sherben duke na dhene pasqyren reale te vendit qe ta shikojme dhe te mos ngaterrojme rrugen. Shendet , Frrok, te uroj dhe mendje te kthjellet si gjithnje. Shqiptaret e ndershem kane nevoje me shume se kurre sot per mendje te kthjellta e te sinqerta.

  13. L'imperatore Diocleziano says:

    Frrok, ju jeni nder te paktet njerez te fjales qe shperndani mjegullen qe perdite antishqiptaret perhapin. Jeni pastruesi me te punetor qe perdite hiqni balten qe do te mbysi e bllokoje mendjet e njerezve. Jeni antibiotiku me efikas ndaj viruseve qe endin te prekin shqiptaret. Jeni nje reze drite shpresdhenese se nje dite ky vend me ju e mua bashke e me te gjithe qe e duan Shpiperine do te behet.
    Nderime. Shkrimet e tua jane nje perle e vertete.

    1. Niko Shpiragu says:

      Vertet nje shkrim i persosur mbasi tregon qarte se kush jane egersirat e verteta te Shqiperise dhe ben thirrje per vigjilence e per votim te pergjithshem kunder ketyre kafsheve grabitqare. Por megjithate, edhe pse flitet per vigjilence ndaj hajduteve, mendoj se kjo u duhet drejtuar jo vetem njerezve te zakonshem por edhe organeve te zbatimit te ligjit per te mbrojtur voten e popullit nga keta kriminele hajdute. Sic kuptohet deri tani keta hajdute kane bere planet per te rrembyer voten me forca mercenaresh kryesisht te alabakeve Kurti, Haradinaj, Osmani e palacove te tjere kosovare qe vet kane frike te shikojne serbin ne sy dhe bejne te fortin me Shqiperine. Fati i popullit shqiptar eshte ne rrezik shume serioz, mbasi keta kriminele te felliqur jane toleruar dhe do te tolerohen prap nga nje Nano i ri si ky cilimiu qe eshte kryeminister ne detyre. Qofsha shume i gabuar, por ky dhe ata ciliminjte e tjere qe ka me vehte do ta lene Shqiperine e do ikin per vehte jashte te fshihen dhe do i sjellin popullit kucedran berishiane prap ne krye. Popull, kuptojini mire fjalet e Fucikut, sepse jo me kot ua perserit Froku. Pergatituni qe te mbroheni nga kucedra vet e mos flini ne dafina duke pritur nga cilimiu qe keni ne krye. Ai iken vet sic beri edhe Nanua ne 98 e u le shendetin. Pergatituni t’i dilni te keqes perpara. Mos harroni se prap ne shumice ne polici, ushtri, gjykata e qeveri jane njerez te Berishes e Metes qe i mbante dhe i merrte ne pune prap cilimiu juaj. Ata jane aty dhe po presin rastin ta rrezojne kalane nga brenda. Nanua numer 2 do tu leje shendetin dhe pastaj do tu shkruaj prap nga larg per tu dhene mend. Pergatituni per me te keqen. Dilni zot vehtes.

  14. Jugu says:

    Me duket po ju iken pushteti dhe tani keni thirrur Nanon te shpetoj barken qe po mbytet, se Frroku ka kohe qe po mundohet por si duket nuk i mjaftonte Rames. Lereni Nanon ne pension, ose po doni beheni deputet, jepini gruas ndonje leje autobusash apo fshatrash turistik, por mos e telendisni me. Njerezit jane varferuar dhe per kete nuk ju duan me. Jo Nanon por edhe Mejdanin te sillni ju, varka po mbytet.

  15. USA says:

    BRAVO Frrok, shqiptar jini vigjilent,e humbet ne 2005 vigjilencen dhe perjetuat gjemen e Gerdecit dhe te 21 Janarit,krimineli i regjur aty eshte megjithe detashmentin e tij kriminal pd.
    Skuadra gebelsiane e mender analisteve si,Lubonja,Krasta,Sonila,Vasili,Shkullaku,Abilekaj,
    Fejziu, Bushati, Nesho etj cdo nate i thurin lavde kriminelit Sali Berisha dhe hajdutit Ilir Meta.

  16. REALE says:

    Tani do kendojme kengen “Nga ‘Jugu’ ne veri” . Pushteti nuk iken, njerezit ndryshojne, por por , kesaj radhe çdo gje eshte e shkruar para kater vjetesh per ket kater vjeçar qe vjen. Kur te formohet ndonje parti e re e vertete, se keto deri tani dolen “jashteqitja e kombit” , atehere do dorezohet pushteti me vullnet nga lodhja e teperme. tani eshte populli qe nuk do te levize se ka dhe ca pune akoma pa mbaruar. Ju ruani topet e dashit se mos i bien!

  17. Xhulio says:

    Eshte e vertete qe z.Nano foli per ata qe s’kane sy e veshe, e zemer jo e jo. Ishte e dhimbshme pjesa e nenes, ku ç’do njeri ne bote nuk do ja lejonte kerkuj te tregohej aq kafshe si berisha, para humbjes nenes. Frroku i spjegon bukur dhe realisht gjith dialogun me gazetarin fevziu, ku dhe ai vete u ndie keq per shpirteroret e tij.

  18. Fato says:

    Ne te njejten vrime i bie fyellit o Frok.Shqiperia ka nevoje per ndryshim dhe ndryshimi po vjen.Ne nuk kemi nevoje per njerez si ty dhe Nano qe i takoni te shkuares dhe mllefet tuaja kerkoni te na i trashegoni ne .

  19. Tajari says:

    Shkrimi eshte briliant.Fatos Nano do te ishte i besueshem nqse kerkon falje per kohen e tij si KM,nuk arriti te ngrinte shtetin ligjor ,korrupsini ishte galopant……

  20. 01 vlora says:

    Respekte Frok Amalia brilante.

  21. nino says:

    Si gjithmone jeni nje PENE E ARTE zoti Cupi……

  22. shqipe says:

    Frrok je gjigand i gazetarise dhe fjales se lire.

  23. Ndre Perlati says:

    Një perlë e vërtetë e publicistikës shqiptare. O zot! Sa nevojë kemi të lexojmë shkrime të tilla. Frroku na kujton se akoma kemi shpresë dhe këtë e kemi vetë në dorë….

  24. Veshi says:

    Kjo analize e bukur per muhabetin e Fatos Nanos ne ekran, kesaj karte te djegur, sikurse e ortakeve rakitik ende ne politik, te kujton proverbin “beme dhe njehere nuse, pa di une si nnuseroj”. Cilido prej degjuesve, lexuesve dhe spektatorevd te lajmeve i di shume me mire se kartrat e djegura ne politike ato qe thosh Nanua ne muhabet si “ajo qe krihej kur digjej qyteti” dhr foli per te ribere qytetin e djegur. I shkreti nano qe mbeti adoleshent si edhe ortaket e Tij rakitike qe duan te rikurorezohen.

  25. Shkodra says:

    Frrok Cupi, nje njeri i mire, i ditur, i mencur, punetor e ardhetar, qe e do shume vendin e vet, popullin e vet,
    Pac jeten e gjate dhe gezime ne famiuljen tande sepse ky vend ka nevoje per njerez qe dijne si ti bien ne lule te ballit te keqes.

  26. Boston says:

    Shkrim brillant……Ju lumte Frrok!

  27. Respekt says:

    Flm Zotni Frroku! Me ngrite peshe! Eshte shkrim dhe meditim me deep soul!
    Une nuk kam qejf te me quajne kristian apo muhamedan, etj! Jo! Eshte skllaveri!
    Por shpesh kam nje impresion se Presidenti duhet te jete nje kopje e Krishtit! Dhe Jo nje person me 7 mekatet e bibles! E bibles i besoj!
    Eshte koha qe presidenca te pastrohet, dhe aty te vihet souli Fatos! Por me perpara nderteses i duhet hequr duhma e rende e 7 mekateve! Vjen era ndyresi!
    Rama ka detyrim ta beje! Kesaj rradhe te mendoj per popullin, jo per politike!
    Populli ka nevoje edhe per dinjitet e krenari qe e percepton tek udheheqesit e tij! Ndjehet i lumtur dhe normal!

  28. Pokeristi says:

    Z.Çupi!
    Eshtë nje nga shkrimet me te arrira nepermjet penes tende.
    S’ka nevoje per koment.
    z.Baze duhet t’a mbaje editorial per nje kohe ne gazeten e tij.
    Njerëz jini vigjilentë!…
    Zgjohuni shqipetare nga gjumi zgjohuni!!!

  29. Jimi says:

    Frrok! Une asnjehere nuk e kam pare vendin tone te bukur te parceluar mbi baze krahine, etnie, besimi e tj. Ne parim keshtu duhet te jete, por ne realitet jo gjithmon ndodh keshtu. Duke e pare ne kete kontekst, ti ne raport me analistet e tjere ke nje avantazh te madh. Sundimi i gjate i Berishes beri ate qe njerzit te ndaheshin ne jugor dhe verior (“Maloke”), ne musliman, ortodoks dhe katolike. Ky sundim ne nje fare menyre mbeshtetjen me te madhe e gjeti pikerishte ne popullsine e pjeses se veriut, pasi edhe vete sundimtari prej andej vinte, por qe per fate, prej andej ke edhe ti origjinen dhe besimin. Ai, sundimtari, per te zgjatur sa me shum kohen e sundimit te tij, jo pa qellim i meshoi forte politikes se percarjes juge veri, duke pretenduar se prej regjimit te shkuar veriu ishte sunduar nga jugoret, keshtu qe tani i duhej veriut te sundonte jugun, kjo nje lloj hakmarrje!? Dhe per fate te keq kjo politike i dha frutet e veta. Ai, sundimtari siguroi nje mbeshtetje te gjere ne popullsine e kesaj treve dhe njekohesisht krijoj nje hendek te rrezikshem per bashkjetesen paqesore midis komuniteteve te zonave te caktuara.
    Tani duke patur parasysh kete realitet, une me plot gojen them se analizat e tua serioze dhe te paaneshme jane nje kontribut i vecante ne kete kakofoni zerash pseudoanalistesh. Pse e them kete? Sepse ti je nje personalitet ne fushen e letrave, qe meriton pa dyshim respektin e gjithe shqiptareve, pa dallime krahinore, Por duke pare kete realitet fjala jote, pa tjeter do te krijoj reaksion, sidomos ne krahinen nga ti vjen, por ajo me shum se kurr duhet te thuhet e te degjohet sot. E verteta dhemb, por ajo duhet te dale ne drite te diellit dhe kete te vertete me mire se nga ty “bashkpatriotet” e tu nuk kane se nga kush tjeter ta mesojne. Me mire se e njeh ti mentalitetin, psikologjine, fisnikerine e asaj zone askush tjeter nuk e njeh, dhe prandaj them qe ti ke nje avantazh te madh ne raport me te tjeret. Vec kesaj edhe banoret e asaj treve bir i se ciles je, ti njohin mire e bukur aftesite, mencurine, urtesine, ndershmerine. Fale ketyre viryteve them qe fjala jote ka nje peshe te vecante tek ky komunitet, qe fatkeqsisht ne nje pjese te konsiderushme eshe rreshtuar aty ku nuk duhet!

  30. Zana says:

    Bravo shkrim brilant.

  31. Per jugu dhe fato says:

    E dija qe shpellare ka nga veriu lindje perendim jug …po ky i fundit qenka dit ngrysur fare hajde pocai hajde bashk me fato qe do ndryshim nuk do me keta….ndryshim me sali kriminelin meten mediun monen lulin !?!?!? Popull ji vigjilent te droguar mbaruar mashtruar lepirsa ….si jugu dhe fato jan pak po vigjilenca duhet….frok flm per komentet e tua te arta

  32. shtrigari vicidolas says:

    Faleminderit i nderuari Frrok Cupi,qe me kete shkrim brilant,si gjithmone e ngre edhe me shume figuren tende si pene e arte e letrave shqipe dhe i kalon ne skaner te gjithe banditet me kollaro te infiltruar ne politiken shqiptare per te vjedhur,vrare e prere dhe per ta mbajtur kete vend ne nje te ashtuquajtur demokraci hibride ,te neneshtruar nga dy brigantet me te medhenj te ketij vendi,te quajtur me shume epitete perbuzese nga shumica shqiptare si Marshalli vicidolas,apo like floriri dhe qe duke patur nen hyqmin e tyre drejtesine shqiptare kane bere cfare i kane urdheruar…apo cfare u ka dashur qejfi per tu pasuruar e kriminalizuar jeten politike e shoqerore ne kete vend.
    Ashtu si dhe Julius Fuciku thoshte “Popull,ji vigjilent” eshte emergjente dhe aktuale sot qe populli te hape syte,te jete vigjilent sepse rreziku te shumezohen me zero te gjitha perpjekjet dhe arritjet e tij 30 vjecare jane te medha,neqoftese jejohen keta kriminele te padenuar nga togat e zeza te vijne perseri ne pushtet,duke i sheqerosur premtimet e bukura te tyre me shifra fallco e te pamundura te realizohet jo ne shqiperi,por dhe ne vende me te zhvilluara.Partia demokratikase do te duhet te vije ne pushtet kur te dale perpara drejtesise e te denohet per krimet e bera Sali Berisha,Lulzim Basha,Ilir Meta e te tjere kamikaze te tyre te perlyer ne krime apo per pengimin e drejtesise!
    Dalja e e Fatos Nanos pas kaq vitesh heshtjeje dhe drejtimi i gishtit ndaj ketyre banditeve me plot kuptimin e fjales, eshte nje thirrje per ata qe besojne akoma tek kleta bandite me pushtet,me para e me imunitet popitik,qe genjehen nga parrullat dhe propaganda boshe e Lulzim Bashes dhe nga perpjekja e Ilir Metes dhe te te shoqes,fallxjores apo doktorreshes Monika Kryemadhi per te qene king maker i politikes ashtu sic kane bere tere keto vite dhe per ti shpetuar drejtesise.Shpresa se keta shalqinj me prove mund te kene ndryshuar dhe se po te vijne prape ne pushtet do punojne me mire se socialistet dhe Edi Rama jane zero dhe shembulli me i fresket eshte thirrja e kamikazit n/kryetar te PD,Paloka per Ramen,qe “te beje gati avionin per te ikur ne 26 prill”.Pra e kane gati planin per te rindezur luften e klasave qe diten e pare,sepse ata nuk mund ta kuptojne procesin zgjedhor si dicka normale dhe e konsiderojne kundershtarin politik si armik i i cili duhet asgjesuar,denigruar,share,shpifur e sulmuar me liber shtepije.Sipas tyre ky vend meriton vetem faren e tyre,per te tjeret s’ka vend e duhet te largohen nga ky vend.Dhe nga ana tjeter ,gjoja u digjet barku per ata qe kerkojne te largohen nga ky vend!Ora e drejtesise po afron.Dhe menyra e vetme per ti shpetuar drejtesise eshte fitimi i imunitetit politik.Populli yne kete radhe duhet te jete vigjilent,pavaresisht te metave qe mund te gjeje tek qeveria e sotme,por qe krahasuar me te gjitha dramat e krimet e ish pushtetareve te djeshem ,te Sali Berishes dhe nxenesit te tij besnik ne presidence nuk jane gje fare!

  33. Sulo says:

    Na mallengjeve o Frrok … po na shkojne lotet..
    Nanos I kane mbaruar leket si duket se ska mundesi..
    Harroi qe heren e kaluar qe e pame ne TV na fliste se si e mori lartmadherine e vet me thonj te paprere nga Parisi… e ishte byth e breke me PD per nje cope presidence…….
    Sot paska bere kthese e na flet si e ema zeqos…..
    Nji burre qe lepi aty ku peshtyn …. vk atij muabeti. Po problemi eshte qe ketu te gjithe njesoj jane si e majta dhe djathta… nje cope e madhe muti e ndare ne dypjese…… shyqyr kemi dhe keto kotheret e reja si Nisma apo partija Rudines qe 2-3 rrjeshta bashke pa nderprerje si lexojne dot….

  34. gogo alb says:

    FROK CUPI JETE TE GJATE. O mendje e ndritur.

  35. gogo alb says:

    soulja e shte mallengjyere per salen,ka hak igjori se eshte rritur melepirjen ese hanin tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje