Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Partizanit e Dinamos, Arben Fagu është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe për fat të keq nuk mundi të shërohej.
Arben Fagu ka drejtuar dhe ekipin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Ai ishte vëllai i një tjetri ish-basketbollisti të njohur, Agim Fagu.
Përveç kontributit në parketin, Arben Fagu ushtronte dhe detyrën e pedagogut në Universitetin e Sporteve.
U shua edhe nji Legjende e Sportit Shqiptare .
Ngushellime te sinqerta Famijes se Basketbollistit te shquar Arben Fagu
U Preht ne Paqe…
Ngushellime Familjes.U Prehte ne Paqe.
Sa keq më vjen!
Basketbollist titullar. I edukuar, modest, i buzëqeshur, i dashur, I ëmbël ishte gjithnjë. Sa herë e shihja nga parku i liqenit duke stërvitur ekipin, të njëjti tip shumë miqësor e modest pasqyronte. Me jepte kënaqësi të veçantë sa përshëndetja me të.
Ngushëllime familjes! Ngushëllime Gimit të madh!