Merkato e janarit në Superiore nuk ka qenë me shumë lëvizje, siç është bërë e zakonshme në vitet e kaluara.
Klubet këtë radhë kanë menduar më shumë për cilësinë, duke bërë lëvizje me qëllim të caktuar për të përforcuar radhët e tyre, lëvizje të cilat kanë sjellë edhe ndryshime të hierarkive të skuadrave sa i përket vlerës së tyre të përgjithshme.
Kështu, sipas portalit “Transfermarkt”, rezulton se në vendin e pare është kthyer përsëri Partizani, i cili ka marrë një shtysë të rëndësishme nga afrimet e emrave si Hasani e Zhunior.
Tashmë të kuqtë vlerësohen 5,58 milionë euro në total, duke lënë pas kampionët e Tiranës. Bardheblutë tashmë vlerësohen 5,3 milioën euro nga portali i njohru që merret me çmimet e kartonëve të futbollistëve.
Laçi është në vendin e tretë në podium, me 4,73 milionë euro, i ndjekur nga Kukësi me 4,38 milionë euro, Vllaznia me 4,18 milionë euro dhe Teuta me 4,1 milionë euro.
Katërshja tjetër e skuadrave që mbetet janë më të shkëputura dhe përfshihen në një diferencë prej 400 mijë eurosh në total mes tyre, me Bylisin që regjistron shumën më të ulët në Kategorinë Superiore, i vlerësuar 2,45 milionë euro.
Sipas përllogaritjeve, e gjithë vlera e Superiores arrin 38,85 milionë euro pas mbylljes së merkatos së janarit.
Dmth vlera e Vllaznise qe do privatizohet eshte 4.18 milion Euro dhe do shitet per skrap vetem per 411.000 Euro (50.794.000 leke te reja sipas vendimit te keshillit Bashkiak Nr. 54, date 27.11.2020). FIKS 10 HERE ME PAK. DO SHPETOJME PO FITOJ PD ME 25 PRILL 2021 SE VOLTANA E KA BERE VLERESIMIN DHE TRAPAT E PS NE KESHILLIN BASHKIAK E KANE MIRATUAR. E FORTE KJO LUFTE KUNDRA KORRUPSIONIT E ASKUSH NUK BEN ZE.