Formacioni ideal i lojtarëve që u mbaron kontrata në Serinë A, Hysaj përkrah Ibra e Riberi

4 Shkurt 2021, 11:06Sport TEMA

Seria A ka dhuruar pak lëvizje në merkaton e janarit, pasi skuadrat kryesisht janë munduar që të ruajnë grupin ekzistues, në një periudhë krize financiare ku mundësia për të shpenzuar nuk ka qenë e madhe.

Kjo ka bërë që ata të mbajnë në radhët e tyre dhe futbollistët që janë në mbyllje të kontratave dhe në verë pritet të largohen me parametër zero.

Shumë prej tyre nuk janë emra dosido, pasi bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm që kanë bërë emër në skenën e futbollit italian e jo vetëm. Portali “transfermarkt” ka ndërtuar formacionin ideal me lojtarë të cilëve u mbaron kontrata këtë vit.

Mes tyre është edhe Elseid Hysaj, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Napoli në korrik, kur të mbyllet marrëveshja që ka me napolitanët.

Sigurisht, jo të gjithë do të largohen, pasi ka futbollistë si Ibrahimoviç apo Donaruma, të cilët presin rinovimin me klubin përkatës, për të zgjatur eksperiencën e tyre aty.

Formaiconi ideal i lojtarëve në fund të kontratës në Serinë A:
Donaruma; Hysaj, Maksimoviç, N’Kulu, D’Ambrozio; Parolo, Verre; Mikhitarjan, Çalhanollu, Riberi; Ibrahimoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje