Juventus hakmerret ndaj Interit në Kupën e Italisë

2 Shkurt 2021, 22:50Sport TEMA

Juventusi është hakmarrë kundër Interit, duke e mundur me rezultatin 1-2 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë ia dolën me përmbysje dhe ishte Cristiano Ronaldo autori i të dy golave.

Interi e nisi mirë, duke realizuar i pari me të zakonshmin Lautaro Martinez. Argjentinasi, në mungesë të Romelu Lukakut, ishte sulmuesi kryesor në skuadrën e Antonio Contes.

Ai shënoi që në minutën e nëntë, pas një pasimi të Barella brenda zone. Festa nuk zgjati shumë, pasi me ndihmën e VAR arbitri sinjalizoi për një penallti në minutën e 26-të. Portugezi Ronaldo vendosi baraspeshën.

Nëntë minuta më pas sulmuesi shfrytëzoi një gabim të interistëve dhe realizoi edhe golin e dytë, duke realizuar golin numër 762 për të në karrierë. Rekord që përmirësohet, por CR7 në momentin e zëvendësimit u pa i tërbuar.

Real Madrid në krahun tjetër nuk ngurroi ta urojë si shënuesin më të mirë në historinë e tyre dhe në gjithë historinë e futbollit.

2 komente në “Juventus hakmerret ndaj Interit në Kupën e Italisë”

  1. Beni says:

    Me ndihmen e gangstereve Anjeli,dhe jo me ndihmen e varit qe kur jane Anjelet ne mes vari eshte vari K

    1. Inda says:

      Nje e perbashket me Interin, vari k te dyve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje