Uzuni: Stërvitem 4 orë në ditë, i studioj kundërshtarët para çdo ndeshje, ja partneri ideal në kombëtare

1 Shkurt 2021, 18:56Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News zbuloi se te Ferenvaroshi stërvitet 3-4 orë çdo ditë.

Por nëse në Hungari po shkëlqen, me ekipin kombëtar nuk ka arritur të japë më të mirën. Ai u shpreh se i përshtatet më tepër Cikalleshi dhe Manaj.

“Për kombëtaren unë jam në dispozicion kudo që trajneri të më vendosë pasi ato janë zgjedhje të tij dhe përgjegjësitë i ka trajneri. Nëse mua më jepet mundësia të luaj mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, kudo që trajneri të vendosë unë do të jap maksimumin tim. 

Por realisht në fushë ndihem mirë me skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3 që mund të luaj si sulmues. Në sulm kemi lojtarë shumë të mirë. Me Cikalleshin, Manaj dhe Balaj përshtatem pasi ata janë lojtarë më me fizik, kurse unë jam më teknik dhe i shpejtë.”

Myrto Uzuni ka shënuar në këtë sezon 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste mes kampionati hungarez dhe Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje