Java e ardhshme e Kategorisë Superiore do të jetë sërish e ndarë në dy ditë, saktësisht do të luhet të premten dhe të shtunën. Ditën e premte spikat ndeshja e Vllaznisë me Laçin.
Kryesuesit pasik kaluan provën ndaj Partizanit, kanë sërish përballë një kundërshtar të sikletshëm edhe pse këtë herë e luajnë në shtëpi sfidën.
o, të premten, Kukësi do të presë në Elbasan, Kastriotin. Verilindorët vijnë pas tre fitoreve radhazi dhe shkëlqyen nën drejtimin e Mirel Josës ndaj Skënderbeut, mirëpo nga ana tjetër edhe krutanët, së fundmi kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe janë në një gjendje pozitive. Ndërkaq, të shtunën, spikat transferta e Partizanit në Ballsh ndaj Bylisit.
Të kuqtë kanë objektiv për të vazhduar luftën për titull, por mallakastriotët janë në një situatë të vështirë dhe me rezultatet e fundit rrezikojnë mbijetesën në elitë. Sakaq, në kryeqytet, Tirana e Orges Shehit do të presë Skënderbeun. Bardheblutë u rikthyen te suksesi ndaj Apolonisë dhe tashmë do të kërkojnë vazhdimësinë për t’u ngjitur në klasifikim.
Ndërkohë, në Durrës, Teutës i duhet të bëjë “detyrat e shtëpisë” përballë Apolonisë, duke qenë se vijnë pas humbjes me Laçin.
Ndeshjet, të premten:
18:00 Kukësi-Kastrioti
18:00 Vllaznia-Laçi
Të shtunën:
13:45 Tirana-Apolonia
13:45 Bylis-Partizani
16:45 Teuta-Apolonia
apolonia qenka me dy ekipe ne superiore? hahaha
tirana apolonia
teuta apolonia