Verdiktet e javës së 17-të të Superiores: Vllaznia ruan distancën, ndizet gara për Europën

31 Janar 2021, 19:45Sport TEMA

Partizani-Vllaznia mbylli siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore, që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Një barazim që i shkon përshtat ekipit të Vllaznisë, të cilët vijojnë të ruajnë distancën me ndjeksit më 9 pikë distancë, duke vijuar i pashqetëduar rrugën drejt titullit kampion.

Shkodranët ndiqen nga Partizani i vendit të dytë që sot dominuan takimin, por ishin të pafat për të ngushtuar distancën me kryesuesit.

Ndërkohë, lufta për Europën vijon të jetë mjaft e fortë, ku pas fitores së Laçit kundër Teutës, ekipet tashmë janë me distanca të ngushta pikësh.

Sa i përket mbijetesës, Apolonia, Skënderbeu dhe Bylisi humbën dhe këtë javë, por distanca mes tyre është e afërt dhe gara mbetet e fortë.

Renditja e javës së 17-të. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje