Dritë jeshile nga qeveria, pas basketbollit nis një tjetër kampionat

1 Shkurt 2021, 11:33Sport TEMA

Federata Shqiptare e Volejbollit bën me dije se ka marrë dritën jeshile për nisjen e aktivitetit. Pas bllokimit të sezonit prej pandemisë së covid-19, FSHV jep lajmin e mirë për të gjithë lojtarët, skuadrat dhe sportdashësit.

Komiteti Ekzekutiv i kësaj Federata brenda ditës së sotme do bëjë me dije edhe protokollin e zhvillimit të aktivitetit në kushtet e reja. Pas basketbollit, edhe kampionati i volejbollit ka marrë dritën jeshile nga Qeveria shqiptare.

Njoftimi i Federatës:

Në vijim të kontakteve të vazhdueshme që në fillim të sezonit që Federata Shqiptare e Volejbollit ka patur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka mbërritur edhe vendimi që hap dritën jeshile për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit.

Brenda ditës së sotme do t’u komunikohet klubeve e shoqatave vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacioni e protokolli mbi mënyrën sesi do të veprohet me masat anti-“COVID-19”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje