Anglia rrezikon përjashtimin nga Botërori, një shans më shumë për Shqipërinë?

1 Shkurt 2021, 16:47Sport TEMA

Një shans më shumë për Shqipërinë drejt Botërorit të Katarit? Ndoshta po. Kombëtarja angleze e futbollit, në të njëjtin grup kualifikues me kuqezinjtë, Grupin I, rrezikon të përjashtohet nga Botërori 2022. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “The Sun”, që sjell në vëmendje masat shtrënguese anti-Covid-19 që janë në fuqi nga qeveria britanike.

Keir Starmer, pjesëtar i parlamentit dhe lider i Partisë Laburiste, ka propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Britaninë e Madhe, duhet të karantinohen për 10 ditë në hotel, të gjithë pa përjashtim, edhe sportistët profesionistë.

Nëse propozimi i tij pranohet dhe masat shtrëngohen më shumë, Anglia do të rrezikonte shumë pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, sepse nuk do të merrte pjesë në ndeshjet kualifikuese në Poloni, San Marino dhe Shqipëri. Nëse ndodh kështu, të gjitha këto ndeshje do të humbeshin 3-0 në tavolinë dhe Anglia do të përjashtohej nga kompeticioni.

Sipas “Sun”, kjo situatë do të krijonte një kaos total edhe në Europian, në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Europës. E njëjta gjë do të ndodhte edhe me sportet e tjera, regbi, Formula 1 e kështu me radhë.

3 komente në “Anglia rrezikon përjashtimin nga Botërori, një shans më shumë për Shqipërinë?”

  1. sportedashesi says:

    Kjo ja kalon edhe fantazise me te çmendur ne bote!Thone qe edhe katari nuk do ta zhvilloje boterorin dhe Shqiperia do te shpallet kampion bote ne tavolinen e idotesise!

  2. Albanian till I die says:

    Shqiperia Kampion Bote…..o gazetar plepash, Anglezet per futboll vrasin veten , kurse ti thua COVID-19…….Shqiperia po doli e katerta ne grup, jemi te lumtur, e , lere pastaj kualifikimin ne boteror…zgjohuni nga gjumi, se ka 30 vjet qe vetem shikoni endrra..

    1. Afa89 says:

      Keta nuk shofin endrra jo. Dhe e bukura eshte qe ti kujton se je me i zgjuar se ky gazetar se i ben llogarit mire. Ky gazetar ka bere nje kajm click-bait per te marre me shum klikime, dhe ti si i zgjuar qe je re ne gracke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje