Interi mbetet kinez, drejtuesit zikaltër refuzojnë ofertën e ‘BC Partners’

1 Shkurt 2021, 18:07Sport TEMA

Inter do të mbesë të paktën edhe për disa kohë në pronësinë e kompanisë kineze ‘Suning’. Kjo e fundit sipas ‘Gazetta dello Sport’ ka refuzuar ofertën e bërë nga fondi ‘BC Partners’.

Kompania britanikë ka paraqitur nje ofertë shumë poshtë asaj që pretendojnë zikaltërit dhe për këtë arsye është refuzuar pa u menduar dy herë.

Një tjetër arsye përse Inter ka hequr dorë nga oferta e ‘BC Partners’ është se këta të fundit kanë shpërndarë për mediat shumë informacione kohët e fundit.

Ndërkohë për t’u theksuar fakti që Inter po vuan shumë situatën ekonomike, pasi një vendim i qeverisë kineze për të reduktuar investimet jashtë vendit ka vendosur me shpatulla pas murit ‘Suning’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje