Romano Florian Mussolini, stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, është bërë pjesë e skuadrës së të rinjve të Lazio-s.
18-vjeçari është djali i politikanes Alessandra Mussolini, e cila është mbesa e Duçes. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe ka aspirata që në një të ardhme të shkurtër të bëhet pjesë e skuadrës së parë.
Il Messaggero shkruan se mbiemri i tij mund të jetë problematik për një klub futbolli, tifozët e të cilit janë akuzuar shpesh për prirje fashiste, të cilat i kanë treguar me veprime e banderola gjatë ndeshjeve të Serie A.
Megjithatë, pavarësisht mbiemrit dhe prejardhjes së familjes, Romano nuk është i interesuar për politikën. Nëna e tij është shprehur se ai mendon vetëm për futbollin.
Epra, po ne si t’ua bojm te gjithe atyre qe e kane mbiemrin Hoxha. Njoni, me duket, Ermali merrej me droge, ky i shkreti futboll po do me lujt.
i lumte! ky qeka i cop burre, nuk eshte si kta ballistet tone qe e nderojne emrin me shpesh se corapet… Ai e di mire se Musoline e ka dahs me shume Italine se kta berluyskonat e sotem